English

KUJDESNI. Mos përdorni antibiotikë edhe në raste gripale (VIDEO)

Tashmë është bërë e udhës që edhe në raste gripi mjekët direkt japin antibiotikë.

Kështu shprehen njerëzit po ti dëgjosh me kujdes nëpër bisedat e tyre sidomos më të shpeshta edhe tani në sezonin e dimrit.

Por KUJDESNI, antibiotikët ju bëjnë më rezistentë ndaj viruseve kështu që nëse do të keni vërtet nevojë për antibiotikë në një situatë më të ndërlikuar ata nuk do t'ju bëjnë efekt, ndaj mos pini pa kriter.

Mjeku infeksionist, Pëllumb Pipero, thotë se rëndom antibiotikët dhe këto preprate përdoren pa limit dhe farmacitë nuk hezitojnë të japin rekomandimet e tyre, që në këtë rast janë të pavenda.
Në këtë sezon dimri, mjekët duhet të bëjnë kujdes më përdorimin e antiviralëve, e kryesisht antibiotikëve.

Preparate të kësaj natyre, të cilat janë bërë monopol në tregun vendas, kanë në përmbajtje të tyre stimules dhe ngjyrues të cilat për fat të keq i përdorin dhe fëmijët, gjë që është e ndaluar përveçse atyre preparativëve për moshë pediatrike.
2192

KOMENTE