Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
PD: Rama merr në mbrojtje oligarkun lokal, korrupsion e favorizim me faturat
English

PD: Rama merr në mbrojtje oligarkun lokal, korrupsion e favorizim me faturat

Zëdhënësja Nebijaj denoncon rastin e të zgjedhurit të Edi Ramës, i cili merret në mbrojtje pas denoncimit që bëri Partia Demokratike. Edhe pse ka biznes, kryekomunari i PS, faturohet me 1 kilovat, dhe ka manipuluar sahatësin matës. Për të njëjtat rrethana dhjetra qytetarëe janë në burg, e mijëra të tjerë pa energji elektrike

Edi Rama mori në mbrojtje oligarkun e tij lokal, kryetarin e komunës Otllak, i cili ishte jo vetëm debitor, por kishte edhe ndërhyrje në aparatin matës, manipulim, pra është hajdut energjie, sic e cilëson Kryeministri.

Sot janë me mijëra qytetarë të pamundur, në të njëjtat kushte me oligarkun lokal të Edi Ramës, që janë ose në errësirë, ose në burg.

Por ligji nuk vepron për kryetarin e komunës së Edi Ramës, ndaj të cilit nuk u mor asnjë masë.

Kjo faturë tregon se kryetari i komunës e ka aparatin matës, dhe furnizohet me energji, jashtë kushteve teknike, pra tregon që ai ka ndërhyrë tek sahati, dëshmon korrupsion të pastër.

Kjo shkresa tjetër tregon se, edhe pse ai ka biznes, është faturuar për më shumë se 1 vit, sikur të mos kishte asgjë. Edhe një poc vetëm po të linte ndezur, njeriu i Edi Ramës, do të duhej të faturohej më shumë.

Fakti që ai ka një biznes, e tregon dokumenti që shprehet se kontrata është aktive dhe tipi i faturës, që është për biznes.

Ka këtu katër muaj të pafaturuar fare. Ka muaj ku i janë shënuar 1 kilovat, 2 kilovat, 3 kilovat.

Ja pra bota paraleleve që ka krijuar oligarkia Rama-Meta me qytetarët.

Një i ri humbi jetën, një nënë humbi jetën, në përpjekje të dëshpëruara për të pasur energji, sepse nuk kanë me se të paguajnë miliona lekë që u janë faturuar në mënyrë abuzive, e miliona të tjera që janë kamatvonesat. Humbin jetën, janë në errësirë, ose në burg sepse nuk kanë një vend pune, sepse nuk trajtohen nga qeveria si kryetari i tyre i komunës.

Por ky oligark lokal, nuk pëson asgjë, sepse jeton në botën paralele që ka krijuar Edi Rama, në botën me privilegje e ku nuk të kap ligji.

Këtë padrejtësi, do të ndalë përballja me popullin, protesta e qytetarëve.

KOMENTE