Warning: file_get_contents(): php_network_getaddresses: getaddrinfo failed: Name or service not known in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: php_network_getaddresses: getaddrinfo failed: Name or service not known in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
“Tre plane për Tiranën”
English

“Tre plane për Tiranën”

“Tre plane për Tiranën” është ekspozita më e re që zuri vend në hollin qendror të kryeministrisë, mbrëmjen e sotme.

Ekspozita, e cila u realizua nën kujdesin e Kryeministrit Rama në bashkëpunim me ambasadën italiane, në Tiranë, çelet në javën e kulturës italiane dhe i dedikohet trashëgimisë urbanistike dhe arkitektonike italiane në Shqipëri, në harkun kohor 1925-1943.

Ndërtesat e arkitektëve të tillë si Brasini, Morpurgo, Di fausto dhe Bosio, paraqiten në ekspozitë përmes maketeve të ndryshme dhe fotove të planeve rregulluese të Tiranës së atyre viteve. Kjo ekspozitë, e cila është e shtrirë jo vetëm në kohë, por dhe në gjeografinë e kryeqytetit do jetë e hapur disa ditë për publikun.

Ambasadori Italian në vendin tonë Massimo Gaiani, duke falënderuar kryeministrin për angazhimin e tij personal në organizimin e këtij eventi, u shpreh se qëllimi i kësaj ekspozite ishte njohja e publikut shqiptar e veçanërisht atij kryeqytetas me punën kolosale që kanë bërë arkitektët italianë për ti dhënë Tiranës fytyrën e një qyteti evropian.

Më parë, në pritjen e organizuar me përfaqësuesit e trupit diplomatik të akredituar në vendin tonë, teksa i ftoi të vizitonin këtë ekspozitë, Kryeministri Rama u shpreh se “është një ekspozitë që flet qartë për një bashkëpunim konkret mes Shqipërisë dhe Italisë, mes shqiptarëve dhe Europës, kur nuk ekzistonte BE e që flet qartë për përkatësinë tërësisht evropiane të shqiptarëve, qoftë si ëndërr, qoftë si qoftë si përpjekje konkrete.”


**************************

Fjala e Kryeministrit Rama në çeljen e ekspozitës “Tre plane për Tiranën”, në hollin e kryeministrisë:

“Faleminderit për prezencën! Kam patur rastin të shikoj jo pak ambasadorë të paqartë kur kanë ardhur në Shqipëri, nëse do ishte një periudhë e gëzuar apo një periudhë e mërzitshme.

Nuk kam parë asnjë ambasador të iki nga Shqipëria i gëzuar dhe kohët e fundit po shohim gjithmonë e më shumë ambasadorë, që mbasi ikin, ose tentojnë gjithmonë të kthehen, ose përfitojnë nga rasti që të kthehen sa herë ju jepet mundësia.

Dua të përshëndes ambasadorin Bova që nuk i ndahet shpirti nga Shqipëria, tregues i sigurt që slogani që kemi rënë dakord të përdorim bashkë me ambasadorin Gaiani, kur shkojmë për të bindur italianët të vijnë në Shqipëri, është i duhuri: “Shqipëria është vendi ku gjithmonë s’ke rrugë tjetër përveçse të kthehesh.” Problem është vetëm i kontaktit të parë, pastaj të tjerat vinë vetë.

Dua të falënderoj dhe grupin e arkitektëve italianë që më shumë përkushtim vunë në lëvizje këtë nisëm jo të lehtë, pasi bëhej fjalë për të mbledhur me kujdes të gjitha planet dhe projektet, bashkë me maketet që nuk gjendeshin në një vend të vetëm dhe që janë një dëshmi e një lidhje të vjetër dhe të veçantë me Italinë, por dhe me Evropën, pasi deri vonë Europa për ne ishte Italia dhe pjesët e tjera të saj për ne dukeshin shumë larg. Ndërkohë që ne kur mendonin Italinë apo ndiqnim televizionin Italian, apo kur ëndërronim sesi mund të vinte jeta dhe të na hidhte matanë detit, e lidhnin gjithmonë Italinë me Europën.

Sigurisht, që vetëm pamja e këtyre objekteve të shfaqura këtu dhe e imazheve nuk mjafton për të patur një ide të plotë të gjithë asaj që ka ndodhur mes Italisë dhe Shqipërisë në këtë fushë, në dy dekada të lavdishme për urbanistikën dhe arkitekturën në Shqipëri, të cilat praktikisht përcaktuan kufirin ndarës mes një territori deri aty, të përkufizuar kryesisht sendet e lëna pas në periudhën e pushtimit otoman dhe një territori që filloi të ripërkufizohej me synimin që të kthehej në një territor të kulturës arkitektonike dhe urbanistike evropiane.

Falënderoj shumë ambasadorin Gaiani dhe të gjithë kontributorët për këtë ekspozitë interesante që do të jetë e hapur edhe për publikun. Mbetem me shpresë që në këtë mjedis do të konkludojë edhe Presidenca italiane e KE me praninë e vet Kryeministrit Renzi. E vetmja gjë që nuk është akoma e qartë është që nëse do te kalojë Vitin e Ri këtu apo do kthehet në Romë.

Faleminderit!

KOMENTE