Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
15 vjeçari i bekuar nga Zoti, që i shpëtoi sulmit të terroristëve në Pakistan
English

15 vjeçari i bekuar nga Zoti, që i shpëtoi sulmit të terroristëve në Pakistan

Dawood Ibrahim, 15vjeçari, ishte me fat, ai ishte bekuar nga Zoti pasi i ka shpëtuar masakrës Peshawar, nga talebanët të cilët kryen masakrën duke vrarë 132 fëmijë dhe 8 mësues.

Ai si gjithmonë kishte vënë orën e tij në alarm për tu zgjuar, por atë mëngjes ajo nuk ra dhe ai fjeti më shumë dhe kur u zgjua ishte vonë për të shkuar në shkollë.
Po atë ditë ndodhi masakra, ku të gjithë nxënësit e klasës së tij të 9-të u vranë nga mizoria e paskrupult e terroristëve.
Një tjetër nxënëse, Ehsan Elahi, 13 vjeç, u qëllua dy herë në krah kur Talibanët sulmuan sallën kryesore të shkollës së tij.
Ai tha: "Unë pashë shokët e mi të goditur me plumba në kokë, gjoks, krahë dhe këmbët.
Ai mbijetoi duke u hequr si i vdekur pavarësisht dhimbjeve që ndiente.

"Unë doja të qaja me zë të lartë, por e mbajta dhimbjen time pasi kjo do të thoshte vdekje '
Një tjetër nxënës e pa mësuesen e tij se si u dogj e gjallë kur ajo konfrontohej me të armatosurit.
Ajo u bërtiti militantëve: "Ju do të mund të vrisni fëmijët vetëm duke kaluar mbi kufomën time"

KOMENTE