Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Halimi: Rama godet sërish, ndryshon ligjet që sollën statusin
English

Halimi: Rama godet sërish, ndryshon ligjet që sollën statusin

Deklaratë e deputetit Eduard Halimi, ku dënohet nxitimi i madh me të cilin mazhoranca ndryshoi dje tre ligje, për interesa klienteliste e për të kapur drejtësinë e administratën. Thirrje Partisë Socialiste për të shkëputur kontratën me krimin.

Në seancën e djeshme në Parlament, me nxitim të madh, pa konsensus, pa bashkëpunim, pa gjithpërfshirje, u ndryshuan sërish dy nga tre ligjet që u miratuan me konsensus në maj të 2013, ligjet e nevojshme për marrjen e statusit të vendit kandidat.

1 Dje njëanshmërisht u ndryshua Ligji i Nëpunësit Civil. Ligj që u ndryshua me akt personal te Rames natën e 30 shtatorit dhe për të cilin u shpreh Gjykata Kushtetuese. U ndryshua jo për ta bërë më profesionale administraten publike dhe në sherbim të qytetareve dhe biznesit, por vetëm për ta degraduar edhe me tej situatën e rëndë në të cilën ndodhet. U ndryshua vetëm e vetëm për të lehtësuar qeverinë në spastrimet dhe hedhjen në rrugë të mijëra specialistëve dhe për ti zëvendësuar ata me njerëz që vijnë nga jashtë sistemit në masën 15%, duke hapur dyert dhe dritaret për miltantet dhe njerëzit që u investuan me kryeministrin në zgjedhjet politike, sipas kontrates që beri me ta.

2. Dje, u ndryshua dhe Ligji për Reformën Territoriale, pa asnjë konsesus dhe pa pyetur asnjë nga qytetaret e asaj zone, jo me qëllimin për të permirësuar variantin e mëparshëm, por për ta bërë atë edhe me klientelist se sa ishte më parë.

3 Po dje, po njëanshmërisht u ndryshua edhe Ligji për Gjykatën e Lartë, pa asnjë konsultim, pa asnjë diskutim dhe pa asnjë përfshirje të partnerëve ndërkombëtarë, sic u ra dakort në tryezën e përbashkët të 6 Tetorit për Reformën në Drejtësi.

Për Partinë Demokratike kjo është rruga e gabuar, nuk është rruga e konsesusit dhe bashkëpunimit. Kjo është rruga e gabuar e reformave në vend dhe asaj të drejtësisë në vecanti.

Kjo është rruga e kontrollit të sistemit të drejtësisë.

Kryeministri i vendit, ashtu si të gjithe shqiptarët e njohin, ka një kontratë me krimin e organizuar në vend. Dhe është krimi i organizuar që kërkon kontrollin e sistemit të drejtesisë, është krimi i organizuar që kërkon kontrollin e cdo vendi pune në administratë, dogana, tatime, pika të kalimit kufitar.

Partia Demokratike i bën thirje edhe njëherë sot Partise Socilaliste: Mos e degradoni Shqipërinë deri në këtë pikë. Mos e degradoni sistemin e drejtësisë, dhe administratën publike deri në këtë pikë.

Te ndaleni ne kapjen e sistemit te drejtesise, ne kapjen dhe degradimin e administrates publike.

Te ndaheni nga kontrata që Kryeministri ka bërë me krimin e organizuar.

Ti dalim zot vendit për ta cliruar nga krimi i organizuar që ka kapur politikën e kërkon të kapë drejtësinë e administratën.

Kjo që po bëni është rruga e gabuar, rrugë e cila ka vetëm një fund.

KOMENTE