English

Romela Begaj, këmbëngulëse në lajmin e pavërtetë për të. "Jam e pastër, po hedhin baltë mbi mua"

Pas publikimit të rezultateve të testit B në Doping, i cili rezultoi pozitiv për kampionen e peshëngritjes Romela Begaj, ka qënë i ashpër por dhe aq këmbëngulës reagimi i saj.

Begaj mohoi rezultatin e testit, dhe deklaroi se nuk ka përdorur substanca të ndaluara.

Ajo u shpreh se është e pastër dhe se kërkohet që të hidhet baltë mbi të. Begaj tha se është e gatshme që ta çojë çështjen në KAS.

“Nuk kam përdoruar asnjë substancë të ndaluar. Mjekët në Këln të Gjermanisë ku bëra edhe analizën e testit B theksuan se nuk është stanazonol, sikur po flitet, por një substancë që nuk ia di as emrin, me shumë mundësi një kimikat që merret përmes ushqimit.

Më vjen shumë keq dhe turp që është hedhur baltë mbi emrin tim, Luan Shabanin, por edhe peshëngritësit e tjerë Hysen Pulaku dhe Daniel Godelli. Deklaroj me përgjegjësi të plotë se jam e pastër dhe do të vazhdoj betejën time deri në fund” tha ajo për A1 Report.

Përsa i përket hapave të mëtejshëm, peshëngritësja deklaroi se pas 4 javësh do të përballet me panelin në Budapest.

“Pas 4 javësh do të jem përballë panelit dëgjimor në Budapest për të përballur provat e dy testeve dhe për të shpjeguar gjithçka. Nëse nuk marra pafajësinë edhe këtu, atëherë jam e gatshme që të jap ADN time, e cila konfirmon të gjitha substancat që kam marrë në harkun kohor të viti të fundit për të konfirmuar gjithçka. Unë këtë çështje nuk do ta lë këtu, pasi jam gati që të shkoj deri në Arbitrazhin Sportiv në Lozanë, pasi jam e bindur në pastërtinë time si sportiste”, tha kampionja.

28-vjeçarja rrezikon një pezullim 2-vjeçar nga çdo aktivitet ndërkombëtar, pasi rezultoi pozitiv në testin e dytë antidoping.

KOMENTE