Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Bashkia, asistencë të veçantë, dedikuar sipërmarrëseve femra
English

Bashkia, asistencë të veçantë, dedikuar sipërmarrëseve femra

Ashtu siç kishte premtuar, kryebashkiaku Basha rreth një muaj më parë, pranë drejtorisë së Tatim – Taksave nga sot do të funksionojë një sportel dedikuar sipërmarrëseve gra. Në këtë sportel do u ofrohet asistencë ligjore, këshillim dhe ndihmë grave sipërmarrëse dhe atyre që duan të hapin një biznes të ri në Bashkinë e Tiranës. Zhvillimi ekonomik dhe punësimi mbeten objektiv i Bashkisë së Tiranës. Si pasojë e politikave të saj nxitëse dhe lehtësuese për biznesin në afro 3 vjet është mundësuar hapja e mbi 25 mijë vendeve të reja pune dhe mbi 5 mijë mbeten të bllokuara nga bllokimi që kryeministri i ka bërë investimeve strategjike në qytetin e Tiranës.

“Në fund të tetorit, në një tavolinë të rrumbullakët që ne kishim për “Gratë në sipërmarrje dhe pushteti vendor”, kryetari i Bashkisë z. Basha bëri një premtim për hapjen e një sporteli dedikuar sipërmarrjes femërore dhe sot ja ku e kemi. Bashkia e Tiranës ka bërë përpjekje të vazhdueshme në këto tri vite. Janë hapur rreth 25 mijë vende pune por fatkeqësisht kemi një bllokim politik të investimeve të Bashkisë, investimeve strategjike të Bashkisë dhe 5000 vende të tjera pune nuk janë të hapura.

Unë jam e bindur se partneriteti publik-privat duhet të ecë përpara, sigurisht në bashkëpunim me shoqërinë civile. Unë jam shumë e kënaqur që sot kemi realizuar një dëshirë, një kërkesë të ardhur nga shoqata kombëtare e grave afariste, e bërë realitet për Bashkinë e Tiranës, sot kemi një sportel. Drejtoresha na ka dhënë një ndihmë shumë të madhe në mënyrë që kjo gjë të ndodhë në një kohë rekord, është zyra e asistencës për bizneset dhe sipërmarrjen femërore. Do të ketë një asistencë të vazhdueshme në të gjithë ditët e javës, përveç një dite që do të jetë shumë speciale, është shoqata që do të sjellë stafin e saj, në ndihmë të të gjitha grave që janë të paktën në juridiksionin e Bashkisë së Tiranës.

Mendoj se ky është një hap i mirë, jo vetëm për Bashkinë e Tiranës por për të gjithë bashkitë e tjera, ashtu siç tha Flutura. Ju faleminderit që ndodheni sot këtu dhe sa më shumë promocion kësaj gjëje kaq të mirë!”

Flutura Xhabija: - presidente e shoqatës së grave profesioniste, afariste dhe zejtare të Shqipërisë:

“Së pari dua të falënderoj shumë Bashkinë e Tiranës, kryetarin dhe nënkryetaren e cila merr pjesë në inaugurimin e sportelit të grave sipërmarrësve. Pas një muaji e gjysmë, menjëherë ajo që u bë si kërkesë nga shoqata po kryhet dhe është një gjë e vogël por shumë e domosdoshme edhe për gratë në biznes. Sigurisht, ne nuk përjashtojmë as burrat por kjo do të jetë posaçërisht për gratë të cilat kanë shumë probleme sociale që mund t’i zgjidhin edhe përmes Bashkisë por mund t’i zgjidhin edhe përmes shoqatës.

Bashkëpunimi dhe partneriteti, pushteti lokal dhe sipërmarrja është e domosdoshme. Mendoj se ky është një hap i mirë që do ndiqet edhe në bashki të tjera.”

KOMENTE