English

Aksidentohet çifti Lala në aksin Tepelenë-Levan-Krahs

Në aksin Tepelenë-Levan-Krahs mëngjesin e sotëm një aksident tepër i rëndë ka ndodhur, ku një çift të martuarish po ktheheshin nga vendi fqinj Greqia për në Fushë-Krujë.

Si rezultat mësohet se makina me targa greke YNP 6358 doli nga rruga rreth orës 04:00 të mëngjesit të sotëm.

Nga aksidenti bashkëshortja, Lindita Lala është në gjëndje më të rëndë shëndetësore dhe është sjellë me helikopter drejt Tiranës.

KOMENTE