English

Presidenti Nishani shpreh dhimbjen për jetët e aksidentuara dhe viktimën e këtij aksidenti

Pas aksidentit të mbrëmshëm të autobusit me qytetarë shqiptarë në territorin e Malit të Zi, Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Bujar Nishani ka dërguar këshilltarin e tij, Flamur Gashi në spitalin e Tivarit për t’u interesuar për situatën pranë të aksidentuarve. Presidenti i Republikës pati një bisedë në telefon me disa prej të lënduarve dhe u njoh me gjendjen e tyre.

Presidenti shpreh dhimbjen dhe ngushëllimet më të thella për viktimën e këtij aksidenti, i uron shërim sa më të shpejtë të gjithë të plagosurve si dhe shpreh vlerësimin dhe mirënjohjen e Tij për autoritetet vendore dhe spitalore të Tivarit dhe Podgoricës për gadishmërinë dhe shërbimet e ofruara për qytetarët shqiptarë.

Presidenti vlerëson njëkohësisht interesimin dhe angazhimin e Ministrisë së Shëndetësisë së Shqipërisë dhe pret kthimin e shpejtë pranë familjeve të qytetarëve të këtij aksidenti.

KOMENTE