Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Tritan Shehu: Nuk ka dhe nuk do të ketë shëndetësi falas
English

Tritan Shehu: Nuk ka dhe nuk do të ketë shëndetësi falas

Kreu i Departamentit të Shëndetësisë, Tritan Shehu reagoi ndaj daljes së kryeministrit me mjekët duke e cilësuar përpjekjen e tij të dëshpëruar për të argumentuar reformat e munguara në shëndetësi.

Kryeministri Rama, në një përpjekje të dëshpëruar, u mundua të bindë mjekët se qeverisja e tij po kryen reforma në shëndetësi.

Dëshirojmë të pyesim kyreministrin Rama, cilin nga premtimet elektorale e ka realizuar në këto 18 muaj kjo qeverisje?

A ka shëndetësi "falas" ? As nuk ka dhe as nuk mund të ketë!

Rrugët e financimit janë ato që kanë qënë, përkundrazi me një shtim të pagesave direkte të popullsisë, veçanërisht për shtrimet.

Niveli i financimit të sistemit shëndetësor është këtë vit nga më të ultat, 2,8% e GDP-së, kur premtimi ishte rreth dyfishi.

Spitalet e rretheve, ndryshe nga premtimet, funksionojnë të cunguara për shkak të mungesave në specialistë e furnizime. Kjo i detyron ata që edhe urgjencat t'i evakuojnë.

QSUT prej muajsh është në mungesa të mëdha për gjithçka i nevojitet për të punuar.

Për herë të parë aty kërkohet të kufizohen shtrimet, ndërhyrjet kirurgjikale të planifikuara etj.

Kryeministri foli për forcim të dinjitetit të punonjësve shëndetësorë.

Ndoshta për këtë arsye nuk ka realizuar asnjë rritje rroge për ata punonjës, edhe ajo e 13-ta këtë vit ju mohua?!

Rama foli për konceptin e decentralizimit e "spitalit ndërmarje".

Shumë e drejtë si strategji, por të gjitha hapat e deritanishme të qeverisjes së tij çojnë në drejtim të kundërt. Centralizimi veçse është absolutizuar.

Centralizimi është bërë ekstrem, jo vetëm në administrim, por dhe në emërimet e shefave të shërbimeve, specialistëve, infermiereve.

Centralizmi ka kufizuar e vështirësuar dhe pacientët në të drejtën e tyre për të zgjedhur ata vetë shërbimin mjekësor.

Rama përmendi dje dhe një tjetër proces centralist "ritestimi", larg edukimit të vazhdueshëm ky, një rast sui generis, i keqpërdorshëm e diskriminues për specialistët e shëndetësisë.

Një proces i artikuluar në atë mënyrë, jo vetëm nuk ka asnjë bazë ligjore, por rrezikon seriozisht të gjithë sistemin tonë shëndetësor si dhe atë të arsimimit mjekësor.

Pra "drejtimi komunist" i spitaleve që ai përmendi, jo vetëm nuk është zbutur, por ka marrë tipare thellësisht të kuqe.

Kryeministri, mbasi humbi besimin e shqiptarëve vazhdoi të spekullojë dje me mjekët së shëndetësia po bëhet "falas".

Kjo vazhdon të bllokojë çdo reformë frutdhënëse shëndetësore te ne!

KOMENTE