Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kryhen me sukses 4 transplatet e para falas të veshkave edhe në spitalet jopublike.
English

Kryhen me sukses 4 transplatet e para falas të veshkave edhe në spitalet jopublike.

Kryhen me sukses 4 transplatet e para falas të veshkave edhe në spitalet jopublike.
Ministri Beqaj: “Përmbushim angazhimet programore dhe do të vijojmë financimin edhe gjatë këtij viti”

Ndërhyrjet kirurgjikale për transplantin e veshkës kryhen tashmë falas edhe në spitalet jopublike si në ato publike, pa asnjë kosto shtesë.

Ministri i Shëndetësisë, z. Ilir Beqaj, i shoqëruar nga drejtori i FSDKSH-së (Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor), Dr. Astrit Beci, vizitoi në mesditë Spitalin Amerikan II ku ndoqi nga afër rezultatet e ndërhyrjeve kirurgjikale falas të transplantit të veshkës për katër pacientët e parë, të cilët kanë përfituar nga paketat e financuara 100% nga Fondi, pa asnjë kosto shtesë, edhe në spitalet jopublike.

Pas fillimit të zbatimit të paketave shëndetësore falas për pacientët që vuajnë nga probleme shëndetësore të zemrës, tashmë, edhe pacientët që vuajnë nga sëmundjet e veshkave, të cilët kanë nevojë për dializë apo transplant të veshkave, kanë filluar tashmë ta përfitojnë këtë shërbim shëndetësor falas si në spitalet publike, ashtu dhe ato jopublike.

Duke folur për mediat e pranishme, Ministri Beqaj sqaroi se “këto janë katër rastet e para të tranplanteve me financim te plotë nga Fondi pa asnjë pagesë shtesë nga pacientët dhe ne do të vijojmë financimin edhe gjatë këtij viti.” Kostot për përfituesit e këtyre paketave mbulohen 100% nga Fondi, si në rastin e marrjes së shërbimit në spitalet publike, ashtu edhe në ato private.

Ndërkohë, Dr. Beci tha midis të tjerash, se jemi të vendosur t’i shkojmë deri në fund listës së pritjes në mënyrë që të përfitojnë sa më shumë pacientë, duke theksuar se “do të vijojmë gjithashtu edhe me ofrimin e paketave te tjera të dializës, kardiologjise, kardiokirurgjisë, etj., si pjesë e realizimit të dhjetë paketave të shërbimeve shëndetësore pa pagesë të financuara nga Fondi.”

Gjithashtu, edhe Dr. Klodian Allajbeu, Drejtor i Përgjithshëm i Spitalit Amerikan, duke falënderuar autoritet e sistemit të kujdesit shëndetësor, tha midis të tjerash se tashmë është realitet financimi i shumëpritur i paketave shëndetësore 100% nga Fondi për kurimin e pacientëve shqiptarë edhe në spitalet jopublike.

KOMENTE