Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Pajtim Serjani: Politika të mos përdorë emrin tim si mish për top
English

Pajtim Serjani: Politika të mos përdorë emrin tim si mish për top

- Pajtim Serjani, është një nga personat e plagosur në ngjarjen e të hënës së pesë janarit, kur ai u dhe disa miq të tij, u sulmuan me armë nga Artur Baze, i njohur me emrin Arjanit Sterjo, shkruan e përditshmja "Shekulli". Serjani thotë se ka shpëtuar falë Zotit nga ai sulm, si dhe efektivin e policisë Roland Meta, me të cilin u takua rastësisht aty. Serjani, mohon që ngjarja e tij të ketë lidhje me atentatin ndaj mikut të tij Emiljano Shullazit, me të cilin ishte përshëndetur në spital. Ai thotë se nuk ka probleme me ndonjë person që mund të bëhej shkas për atentatin ndaj tij. Më tej Serjani rrëfeu për "Shekullin" edhe atentatin, ndërsa nuk e ka njohur më parë atentatorin.

Si ndodhi ngjarja?

Atë natë unë isha te kafja “Mulliri i vjetër” dhe po pinim një kafe me Denis Ramanin, kur mbaruam dolëm nga lokali dhe sa zbritëm shkallët takuam rastësisht aty në rrugë Ditmar Reçin dhe Roland Metën, që ishin takuar për punët e tyre lidhur me një punë qiraje të një lokali. Ne ishim te hoteli sepse po punojmë për ta restauruar atë dhe po merreshim për të orientuar punëtorët, ndërsa zbritëm poshtë. Rolandi dhe Ditmari po vinin drejt nesh rastësisht, për tu ngjitur në lokal, dhe kishin marrë në dorë të hanin diçka nga një lokal “Ty mi” aty afër. Di që Rolandi kishte ardhur për të bërë një pagesë qiraje tek babai i Ditmarit, për një lokal.

U ndalëm për tu përshëndetur, unë isha përballë më Rolandin, dhe pashë që drejt meje dhe prapa shpinës së Rolandit po vinte dikush, një i panjohur i gati i maskuar. Në kokë kishte vënë një kapuç të zi, ishte kapuç xhupi dhe po më shikonte qartazi dhe me vëmendje për të më identifikuar. Kur po afrohej pashë që futi dorën në xhep gati për të nxjerrë armën. Në këtë moment dyshova se çfarë po mundohej të bënte dhe kam tentuar të iki, duke u larguar me vrap. Ky person, qëlloi në drejtimin tim dy- tri herë dhe njëri nga plumbat më ka zënë në kofshën e djathtë. Nuk mendova shumë, por u ika me vrap. Pas pak kuptova që isha plagosur sepse ndjeja që isha i mpirë dhe po më dilte gjak. Në këtë moment, pasi ka parë që personi i panjohur më ka qëlluar Rolandi reagoi dhe bërtiti fort dhe me zë të lartë: NDAL! POLICIA! Menjëherë di që ai nxori pistoletën dhe gjuajti në ajër.

Në këtë moment atentatori u kthye dhe qëlloi edhe në drejtim të Rolandit dy- tri herë me armë, duke e lënë të plagosur. Pas kësaj ka tentuar të largohet, por polici Roland Meta qëlloi në drejtim të tij, ndërsa ai po largohej. Më pas mora vesh që ai rrugës ishte përplasur edhe me njerëz të tjerë dhe ishte rrëzuar në një distancë prej rreth 600 metrash apo më tepër nga vendi i ngjarjes. Rolandi kuptoi se ishte plagosur dhe kërkoi ndihmë. Dëgjova që rënkoi një herë dhe u rrëzua. Shumë nga njerëzit që ishin aty, nuk e kuptuan, por kur iu afruan dhe e prekën në shpinë panë që ai ishte i plagosur sepse ishte i gjakosur në shpinë. Më pas nuk mbaj mend gjë sepse mua më dërguan në spitalin ushtarak.

source: imgur.com

Nga sa kuptohet, duket se ju mund të keni qenë objektivi i këtij atentati. A keni dyshime se për çfarë mund të jeni sulmuar, apo nga kush ? Cilat janë problemet që keni ?

Mund t’ju them me siguri të plotë që nuk pres nga ndonjë njeri që të më sulmojë. Nuk kam as një dyshim se kush mund të ketë dashur këtë. Kam pasur probleme më parë me ligjin, por se tashmë jam shkëputur nga këto histori dhe kam punën time. Problemet me ligjin i kam mbyllur. Aktualisht po merrem me bizneset dhe punët e mia dhe nuk kam asnjë problem me askënd. Madje atentatorin nuk e njoh fare, nuk e kam parë ose takuar më parë asnjëherë. Nuk ia kam idenë se çfarë lidhje kishte ai me mua ose kush mund ta kishte porositur që të sulmonte. Unë nuk kam asnjë çështje të pazgjidhur me askënd. Çdo çështje e imja me drejtësinë është zgjidhur.

Mendoni se shpëtuat nga ndërhyrja e Roland Metës i cili qëlloi me armë ?

Ai me ndërhyrjen e tij si punonjës policie mendoj se b bëri detyrën e tij si polic, por rrezikoi jetën e tij për të shpëtuar njerëz të pafajshëm. Ju siguroj se nëse ai nuk do të kishte ndërhyrë, në atë ngjarje do kishte jo një apo dy persona të vrarë, por disa të të tillë. Duket qesharake, kur mendon se një veprim i tillë i një polici, u shpërblye në atë mënyrë, ndërsa ai tani po lufton me jetën në spital.

Ju thoni që më parë keni pasur probleme me ligjin, por se tashmë jeni shkëputur. A keni pasur armë natën e ngjarjes me vete ?

Absolutisht jo, nuk kam pasur armë me vete. Nuk mbaj sepse nuk më duhet. Kam patur një çantë të cilën e kam lëshuar në vendin e ngjarjes nga nxitimi. U ktheva për ta kërkuar, por nuk e gjeta më aty. Mbase ndonjë kalimtar mund ta ketë marrë, apo kush e di. Nuk më duhet, pasi as që jam marrë me të tilla gjëra, ka 6 muaj që vetëm punoj orë të zgjatura për të restauruar hotelin me të cilin po merrem pasi e kam marrë me qera dhe po punoj ta vë në punë sa më shpejt.

Politika të mos përdorë emrin tim

Mbrëmjen kur u plagosët ju, u plagos edhe Emiljano Shullazi, me të cilin thuhet se ju keni miqësi apo shoqëri. Ka pasur dyshime se ngjarja ndaj jush dhe Shullazit, është e lidhur për këtë shkak?

Unë dhe Emiljano Shullazi njihemi që prej shumë vitesh, jemi në një lagje, jemi shokë, dhe ai banon vetëm 40 metra larg nga shtëpia ime dhe për këtë shkak kemi njohje që në fëmijëri. Ne jemi rritur bashkë, pasi kemi qenë dhe më afër me banim kur jetonim në një lagje tjetër. Këto dy ngjarje nuk kanë asnjë lidhje me njëra tjetrën, dhe unë siç e theksova dhe më parë, përveç njohjes si shokë me Emiliano Shullazin, ne nuk kemi asnjë marrëdhënie tjetër me njëri- tjetrin. Ne të dy nuk kemi qenë të përfshirë në asnjë ngjarje penale bashkë, në asnjë arrestim, në asnjë biznes dhe në asnjë lloj aktiviteti tjetër. Në asnjë dosje në polici dhe asnjë çështje me drejtësinë nuk më lidh mua dhe Emiljano Shullazin. Theksoj që raporti ynë është vetëm miqësor si fqinj dhe si njerëz që jemi rritur në të njëjtin ambient, flasim komunikojmë bashkë sepse jemi shokë, por kaq.

Po plagosjen e Emiljano Shullazit, si e morët vesh ?

E mora vesh në spital. Atë natë unë dhe Emiliano u takuam në spital, më saktë e kam parë, jemi shkëmbyer kur po na çonin në dhoma, pasi ishim që të dy në Spitalin Ushtarak të Tiranës, vetëm jemi përshëndetur dhe asgjë më shumë. U çudita dhe i thashë: Po ti këtu ? Të njëjtën pyetje më bëri edhe ai. Në nga ajo natë aty në spital nuk jemi parë as kemi folur më me njëri-tjetrin. Është tërësisht e pavërtetë që ngjarja, ku u plagosa unë dhe ajo ku u plagos Emiljano të kenë lidhje me njëra- tjetrën.

Një foto juaja është përdorur në një deklaratë politike. Si qëndron e vërteta ?

Nuk kam lidhje me politikën. Politika të rrijë larg dhe të mos e përdorë emrin tim për të përfituar. Të mos ngrenë ndaj meje alibi të cilat nuk kanë lidhje dhe nuk ekzistojnë dhe të mos e përdorin emrin tim si mish për top. Lidhur me çështjet e mia me drejtësinë, gjithçka tashmë është vërtetuar dhe unë jam i pafajshëm. Nuk ka pse emri im të përdoret në qarqet politike, nuk dua të merret askush me mua dhe me emrin tim. Jam i bezdisur që politikanë dhe forca politike të caktuara përdorin emrin tim për interesa të tyre. Kam punët e mia dhe nuk kam lidhje me politikën.

KOMENTE