Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Shumë shpejt , energjia do të parapaguhet, aq sa pagon do të marrësh energji
English

Shumë shpejt , energjia do të parapaguhet, aq sa pagon do të marrësh energji

U analizuan ditën e djeshme rezultatet e vitit 2014 për rimëkëmbjen energjetike dhe masat e realizuar në rang vendi gjatë aksionit për ndalimin e vjedhjes së energjisë, që nisi në muajin tetor. Kreu i qeverisë, Edi Rama, theksoi se brenda 5 viteve do të vendosen 1.1 milionë matësa inteligjentë. Në këtë mënyrë, sipas kryeministrit Rama ndaj çdo konsumatori do të shpërndahet aq energji elektrike sa ky i fundit do të parapaguajë, shkruan "Shekulli".

“Ne vazhdojmë të besojmë, se do të shembet kalaja duke ndërtuar sisteme te reja, nëse sistemi nuk është i garantuar. Kemi filluar një punë intensive. Në harkun e 5 viteve do të shikojnë me sytë e tyre sesi do të shpërndahet energjia në Shqipëri, si do të ndryshojë sahati dhe e gjithë marrëdhënia mes konsumatorit, sahatit dhe distributorit. Do të fusim teknologjinë më të avancuar, që asnjë pikë drite mos të mbetet pa u identifikuar. Kjo është teknologjia që ka dhënë sukses në vendet e tjera. Çdo konsumator do të ketë matësin e vet inteligjent.

Ky që kemi, është sahati i vënë për të zhvatur ata që paguajnë. Do e fillojmë që këtë vit deri në fazën e implementimit, Shqipëria do të jetë vendi i parë i Evropës që do të vendosë 1.1 milionë matësa inteligjentë”, tha Rama.

Lidhur me teknologjinë më të re, Rama shpjegoi edhe funksionimin e tij.

“Do të kemi një sistem shpërndarje inteligjent. Ai merr sinjal kur burimi kalon masën e parapaguar dhe lëviz flukset e shpërndarjes së energjisë sipas nevojës”, sqaroi Rama.

Kryeministri kujtoi se pavarësisht se kemi hyrë në vitin e ri, do të vazhdohet me ritmin e vitit të vjetër, “asnjë tolerancë, kush vjedhë energjinë është subjekt i ligjit dhe objekt i Policisë së Shtetit”.

Rama: 200 mln dollarë borxhe gjatë fushatës elektorale

Një rëndësie të veçantë Rama i kushtoi borxhit të akumuluar në sektorin e shpërndarjes. Sipas bilancit të qeverisë, në vitin 2006 u shlyen të gjitha borxhet, ndërsa sot ky borxh arrin mbi 1.1 miliardë dollarë. Sipas kryeministrit Rama shtimi i borxhit me 200 milionë dollarë vetëm në 10 muaj gjatë vitit 2013, lidhet me fushatën elektorale.

“Në vitin 2006 u bë një ristrukturim i sektorit dhe ajo që sot quhet OSHEE, u pastrua nga atë gjitha borxhet. Në vitin 2006 e nisi punën e vet me 0 borxhe dhe deri në vitin 2013, 7 vjet qeverisje e PD, borxhi kapërceu 1 miliard dollarë.

Vetëm në 10 muaj të 2013-ës ku u kalua nga administrimi i privatëve në administrimin e qeverisë së kaluar. Borxhi nga 720 milionë dollarë në 920 milionë dollarë, borxhi brendshëm dhe shtimi i borxhit të jashtëm i kalon 1 miliard dollarë. Këta 10 muaj të 2013 ku borxhi i brendshëm u rrit me 200 mln dollarë. Pra ku vjedhja e u rrit në mënyrë galoponte. Është një tregues se nëse për të mbajtur pushtetin, shitet e ardhmja e vendit. Këto 10 muaj edhe muajt e fushatës elektorale. Bënë politikë me pasurinë kombëtare për të gjeneruar pushtet. Duke bashkëpunuar për të vjedhur energjinë, në emër të mos mërzitjes së hajdutëve votues”, tha Rama.

KOMENTE