Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: Connection refused in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Nishani zhvillon takim konsultues për çështje që prekin sigurinë kombëtare
English

Nishani zhvillon takim konsultues për çështje që prekin sigurinë kombëtare

Në vazhdën e ngjarjeve tragjike më të fundit dhe sulmeve terroriste në Francë, Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Bujar Nishani thirri sot dhe zhvilloi një takim informues dhe konsultues në Institucionin e Kreut të Shtetit për çështje që prekin sigurinë kombëtare.

Në këtë takim ishin të pranishëm Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli, Ministri i Punëve të Brendshme Saimir Tahiri, Zëvendësministrja e Punëve të Jashtme Odeta Barbullushi, Prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla, Drejtori i Shërbimit Informativ Shtetëror Visho Ajazi Lika si dhe anëtarë të Kabinetit të Presidentit.

Në fjalën e tij të hapjes, Kreu i Shtetit shqiptar u shpreh:

“I nderuar zoti Kryeministër,
E nderuara zonja Ministre e Mbrojtjes,
I nderuar zoti Ministër Brendshëm,
Të nderuar drejtues të institucioneve kushtetuese,

Së pari, ju falënderoj për praninë tuaj në këtë takim të cilin gjykova ta zhvillojmë si një takim informues dhe konsultues në lidhje me një prej sfidave, tashmë, mjaft problematike siç është ajo e akteve të terrorit, por edhe rreziqet në të cilat mund të ndodhet siguria e qytetarëve shqiptarë, njëkohësisht angazhimet e Shqipërisë në përballjen e kësaj sfide, tashmë, globale me rrezikshmëri të lartë dhe me aktivitet gjithmonë e të rritur. Njëkohësisht për të konkluduar masat e mëtejshme në koordinimin veçanërisht midis institucioneve të ndryshme ligjzbatuese të vendit.

Nisur dhe nga ngjarjet më të fundit të aktit terrorist në Paris është më se evident fakti që aktiviteti i grupeve terroriste, tashmë, i nisur në mënyrë të strukturuar nga pikëpamja ideologjike dhe praktike që nga shtatori 2001 me goditjen që bëri në ShBA, në Nju Jork, dhe në vijimësi me krijimin e organizatave të tjera; ngjarjet në Irak, Siri, por dhe aktet më të fundit në Evropë tregojnë se, tashmë, ky aktivitet terrorist nuk njeh kufi. Çdo vend, çdo demokraci, çdo shoqëri dhe çdo qytetar ndihet i rrezikuar, prandaj është detyra e institucioneve tona në radhë të parë për qytetarët e vendit tonë për të vlerësuar realisht këtë rrezik global, këtë rrezik të lirisë dhe sigurisë dhe njëkohësisht për të qenë të koordinuar për akte dhe veprime të përbashkëta në kuadrin e aleancave.

Duke qenë dhe në kuadrin e aleancave, unë dëshiroj të përfitoj dhe një herë nga rasti për të vlerësuar maksimalisht angazhimin, tashmë, të konsoliduar të Shqipërisë në aleanca të tilla, qoftë ajo e Atlantikut (NATO-s), por dhe në aleanca të tjera globale, veçanërisht dhe një herë për të vlerësuar angazhimet më të fundit të Qeverisë shqiptare në Aleancën Botërore kundër Terrorit me angazhime konkrete, me kontribute konkrete duke ofruar jo vetëm vullnetin, gatishmërinë dhe profilin e një shteti të lirë dhe të angazhuar kundër terrorizmit siç është Shqipëria, por njëkohësisht duke kontribuar në mënyrë të drejtpërdrejtë duke vijuar konsolidimin e mëtejshëm të këtij kontributi, tashmë, të vlerësuar gjerësisht dhe globalisht dhe të Shqipërisë.

Njëkohësisht dëshiroj të vlerësoj punën e bërë deri më tash nga të gjitha institucionet ligjzbatuese në Shqipëri, por jemi të ndërgjegjshëm dhe po ndeshemi me praktika edhe në Shqipëri, të cilat janë praktika që e vënë edhe shoqërinë shqiptare, edhe lirinë e qytetarëve shqiptarë në fokus dhe rrezikshmëri dhe të aktiviteteve të ndryshme terroriste. Duke pasur parasysh faktin që Shqipëria është një vend anëtar i NATO-s, ka kontribute të drejtpërdrejta në garantimin e lirisë, por dhe luftën kundër terrorizmit në nivel global, duke pasur parasysh pozicionin gjeostrategjik dhe gjeografi të Shqipërisë si një udhëkryq midis Evropës, Afrikës Veriore, Azisë, si një vend, i cili është objektiv dhe target për të shfrytëzuar territorin në kuadrin e një fluksi të madh emigrimi të paligjshëm, edhe për ta shfrytëzuar edhe territorin shqiptar për të lëvizur dhe kaluar nëpër vende të tjera, krahas arritjeve shumë të rëndësishme që Shqipëria, tashmë, ka në kontrollin dhe monitorimin e kufijve tanë kërkohet një koordinim akoma më i avancuar, një bashkëpunim akoma më i avancuar i të gjitha agjencive ligjzbatuese, natyrisht i Policisë së Shtetit dhe i Policisë Kufitare në radhë të parë, të cilët janë autoritetet të cilat menaxhojnë dhe kontrollin në pikat e kalimit kufitar; të agjencive të tjera të informacionit, por dhe të institucioneve të tjera partnere me të cilat Shqipëria ka një partneritet të konsoliduar.

Shqipëria gjithashtu është ndeshur dhe me fenomenin e të ashtuquajturve ‘luftëtarëve të huaj’. Kontingjente nga Shqipëria ndodhen ndër pjesëtarët e organizatave terroriste që luftojnë në Siri dhe Irak. Janë raste të evidentuara dhe do të desha të përfitoj nga rasti për të bërë një vlerësim të veçantë dhe në gjykimin tim si President i Republikës të një bashkëpunimi dhe koordinimi të shkëlqyer me rezultate konkrete midis Policisë së Shtetit, Shërbimit Inteligjent dhe Prokurorisë së Republikës në rastet e investigimit, monitorimit, shkëmbimit të informacionit dhe koordinimit. Mund të them pa asnjë lloj teprie që rastet e përballjes të kësaj sfide janë nga rastet dhe shembujt më të mirë që kemi pasur dhe në koordinimin ndërinstitucional në Shqipëri dhe ky është një moment i cili na inspiron për të konsoliduar këtë bashkëpunim të mëtejshëm midis institucioneve ligjzbatuese, por edhe me partnerët dhe aleatët tanë strategjikë, natyrisht duke rritur dhe bashkëpunimin edhe në nivelin rajonal.

Angazhimet e Shqipërisë në radhë të parë janë në interes të sigurisë së qytetarëve tanë, të garancisë së territorit shqiptar, por edhe të ofrimit të garancive për partnerët, për vendet fqinje dhe veçanërisht për Bashkimin Evropian, duke marrë në konsideratë faktin që Shqipëria tashmë ka kufij me dy prej vendeve anëtare të BE-së. Shqipëria dhe shqiptarët përfitojnë nga lëvizja e lirë në hapësirën Shengen ndaj krahas avancimit të dukshëm që kemi bërë në kontrollin dhe menaxhimin e kufijve, në pajisjen e qytetarëve me dokumente të nivelit të lartë të sigurisë dhe identifikimit dhe të udhëtimit, të komunikimeve, shkëmbimeve dhe ndarjeve të informacioneve tashmë në nivel të lartë besimi me partnerët tanë, kërkohet që të avancojmë më tej përmirësimin e të gjitha mekanizmave dhe resurseve të nevojshme, të cilat janë bërë një domosdoshmëri qoftë në aspektin e përmirësimit dhe trajnimit të nivelit profesional të resurseve njerëzore, veçanërisht të konsiderimit me prioritete të resurseve financiare në planifikim dhe alokim të tyre sidomos në këto institucione me të cilat kanë për detyrën ofrimin e garancive të sigurisë, dhe të goditjes së rreziqeve të mundshme që mund t’u shfaqen qytetarëve, por edhe që mund të gjenerojnë për partnerët tanë nga territori shqiptar.

Unë jam bindur n përgjegjshmërinë e plotë të qeverisë shqiptare. Jam vlerësues për nivelin e lartë të profesionalizmit që pjesëtarët e institucioneve ligjzbatuese në Shqipëri mbartin, përfaqësojnë dhe janë të gatshëm të ofrojmë jo vetëm në kuadër të veprimtarisë së tyre operacionale dhe brenda vendit, por njëkohësisht edhe në koordinimin me partnerët ndërkombëtarë në operacione shumëpalëshe.

Unë do të dëshiroja ta shfrytëzoja këtë takim për të pasur një informacion nga institucionet kryesore siç është Ministria e Brendshme, Shërbimi Inteligjent dhe Prokuroria e Shtetit dhe natyrisht bashkë me Kryeministrin për të vlerësuar e për të marrë së bashku rekomandimet e nevojshme për të gjitha këto institucione, por njëkohësisht për të përcjellë jo vetëm gatishmërinë dhe vullnetin e Shqipërisë që tashmë është i konsoliduar në bashkëpunim dhe partneritet me aleatët, por njëkohësisht për të qenë në mënyrë të suksesshme dhe operacionale në të gjitha veprimet që do të duhet të ndërmarrim për të përballur këtë sfidë, e cila është tashmë është një sfidë e hapur, që prodhon terror, amulli, por siç e tregoi edhe rastin më i fundit në Paris, nuk mundet të na përçojë frikën. Nuk mundet të na përçojë tronditjen dhe natyrisht kaosin, por ajo që ndodhi në ditët e mëpasme në Paris tregoi jo vetëm solidaritet, por tregoi edhe një kohezion të institucioneve të demokracisë. Tregoi një kohezion të shpirtit të lirisë, të demokracive të konsoliduara dhe të vendeve që janë tashmë pjesë e lirisë dhe e kontributit për ta ruajtur këtë liri. Me krenari themi që edhe Shqipëria tashmë në mënyrë jo vetëm të merituar, por edhe me kontribute, është rreshtuar në këtë Aleancë dhe në këto kontribute.”

Takimi vijoi më tej me fjalën e Kryeministri Edi Rama, me informacion nga Ministri i Brendshëm Tahiri, Drejtori i Shërbimit Informativ Kombëtar Visho Ajazi, Prokurori i Përgjithshëm Llalla e më pas me diskutime të tjera nga të pranishmit në takim.

KOMENTE