Warning: file_get_contents(): php_network_getaddresses: getaddrinfo failed: Name or service not known in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: php_network_getaddresses: getaddrinfo failed: Name or service not known in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
20-30 mijë lekë të reja gjobë, për këdo që kalon semaforin e kuq
English

20-30 mijë lekë të reja gjobë, për këdo që kalon semaforin e kuq

Policia e Tiranës ka inicuar një projekt mbi ndërgjegjësimin e qytetarëve për sigurinë rrugore. Ky është fillimi i një fushate, për rritjen e sigurisë në rrugë nëpërmjet bashkëpunimit të komunitetit, Policisë dhe sistemit arsimor, me mbështetjen e misionit të ndihmës policore në Shqipëri, PAMECA IV.

Fjala e Ministrit të Punëve të Brendshme Saimir Tahiri në aktivitet:

Ne po ecim në të dyja shinat kryesore; e para duke forcuar rregullat dhe duke i bërë rregullat të zbatueshme nëpërmjet sanksioneve. Dhe është kjo arsyeja përse Ministria e Punëve të Brendshme propozoi rregulla më të forta për qarkullimin rrugor dhe për shkeljen e rregullave të qarkullimit rrugor, duke filluar nga shkeljet që janë drejtimi i mjetit pa patentë apo në gjendje të dehur, se një numër i madh aksidentesh ndodh për këto shkaqe dhe deri në shkelje që në aparencë duken të vogla, por që janë njëlloj ofensive ndaj qytetarëve dhe ndaj rregullave në tërësi.

Mjafton t’ju kujtoj se sot hyn në fuqi sanksioni i ri për shkeljet e semaforit, me gjobë që është relativisht e lartë, duke besuar se sanksioni në vetëvete i bën qytetarët të sensibilizohen për respektimin e rregullave. Por kjo është vetëm njëra anë e medaljes. Ana tjetër është sensibilizimi, edukata qytetare për t’i bërë të gjithë të ndërgjegjësohen se sanksionet në vetëvete nuk mjaftojnë, nëse nuk bëhemi të gjithë bashkë për t’i bërë rrugët më të sigurta.

Mua më pëlqen shumë ajo shprehja që ne shpesh e kemi diskutuar gjatë kohës që diskutoheshin ndryshimet në Kodin Rrugor “më mirë djalin në shtëpi pa patentë, sesa patentën pa djalin”.

Është shumë e rëndësishme të kuptojmë që gabime të vogla në shkeljen e rregullave të qarkullimit rrugor kushtojnë jetë dhe sjellin pasoja të pariparueshme ndaj shëndetit.

Dhe ne nuk e kemi luksin që të lejojmë pasiguri në rrugët e qyteteve, apo rrugë të tjera urbane, pa pasur mundësi të garantojmë sa dhe si duhet sigurinë nëpërmjet edukimit, ndërgjegjësimit, sensibilizimit.

Unë e kuptoj që është e modës për disa të rinj, pas një feste ta shohin shpejtësinë në makinë, mënyra më e mirë për të qënë shoqërisht të pranueshëm në modë, është gabim i përgjithësuar në fakt, që ndodh shpesh.

Siç e kuptojmë që ndër të rinjtë vjen shumë më e kollajtë të bësh tipin “trendy” duke i dhënë makinës me shpejtësi, por në fakt ky është rreziku më i madh që kanë të rinjtë qofshin në drejtim të mjetit, qofshin si këmbësor, nëse nuk fitohet moda ose modeli në shoqëri dhe të rinjtë duke abuzuar me rregullat apo duke shkelur rregullat, por duhet të gjithë bashkë të edukojmë një model tjetër, modelin e të riut që respekton rregullat dhe ndikon në shoqërinë e tij që rregullat të respektohen përgjithësisht.

Sepse në qoftë se ju bëheni të gjithë bashkë për të kuptuar një model shoqëror më afër arsyes, ndërgjegjësimit, qytetarisë që respekton rregullat, mundohet të respektojë rregullat edhe të tjerët, kemi pa dashje ndikuar, që të përhapet informaliteti në sjelljen e njeriut, të qytetarëve me institucionet dhe me ligjet në tërësi dhe që detyrimisht shkon në pasoja të renda për shëndetin apo pasoja fatale për jetën e qytetarëve.

Ne nuk na falet t’i lejojmë vetes të humbasim jetë njerëzish apo të cënohet shëndeti i qytetarëve, në rrugët e Shqipërisë. Është një gjë që duhet ta bëjmë domosdoshmërish me brezin e ri, me gjeneratën e re, me të rinjtë që kanë një mundësi të kuptojnë se ky vend është shumë më i sigurtë, në qoftë se të gjithë bashkë respektojmë rregullat.

Rrugët tona janë shumë më të sigurta nëse të gjithë bashkë mundohemi të respektojmë rregullat dhe nëse të gjithë bashkë mundohemi t’i bëjmë të gjithë të kuptojnë se rregullat janë aty për të mbrojtur jetën, jo për të na kufizuar lirinë.

Ndaj nisja e kësaj fushate, shpresoj të jetë një ogur i mirë që ndoshta fjalë pas fjale, apo aktivitetet pas aktiviteti, ne të bëhemi sa më shumë, institucione, Policia e Shtetit, të rinj të cilët marrin fatin e zbatimit të rregullave për të shpëtuar jetë dhe shëndetin e qytetarëve në rrugët e Shqipërisë.

Ju falënderoj shumë, falënderoj partnerët, punonjësit e Policisë Rrugore, sado që përpiqen nga njëra anë t’i bëjnë qytetarët të respektojnë rregullat, përpiqen gjithashtu të sensibilizojnë qytetarët dhe po ashtu ta bëjnë të qartë që Policia është aty, për t’i shërbyer qytetarëve.

Dua të falënderoj dhe të rinjtë dhe të rejat që janë këtu prezent duke shpresuar që në këtë fushatë bashkërisht do të përcaktojmë një model: që është modeli i qytetarit të rregullt, që e bën këtë vend më të sigurt.

Ju faleminderit shumë!

KOMENTE