English

Maskë për fytyrë me tërshërë dhe kamomil, tamam si të një foshnje

Qëllimi kryesor i kësaj maske është për të hequr qelizat e vdekura të lëkurës, skuqje, puçrra fytyre, rrudhat e vogla, aknet dhe dhe çehren jo të mirë të fytyrës. Nëse do të përgatisni dhe të përdorni këtë maskë, lëkura juaj do të jetë e qetë, pa skuqje e lëmuar dhe pa pore.

Pregatitja:

- 3 lugë gjelle tërshërë

- 1 qese çaj kamomil

Metoda e përgatitjes:

Hapeni qesen e çajit kamomil dhe përziejeni atë me tërshërën.
Hidhni 100-150 ml ujë të nxehtë ose qumësht mbi përzierje 2-përbërëse.
Lereni përzierjen të thithë lëngun në mënyrë që të bymehet dhe të bëhet e trashë.
Aplikoni shtresë të trashë të përzierjes, ndërsa ende është e ngrohtë, në fytyrë por jo në zonën rreth syve.
Fiksojeni maskën me një garzë ose qëndroni shtrirë për 15 minuta.
Më pas lani fytyrën tuaj me ujë të vakët.
Fytyra juaj do të bëhet aq e qetë si fytyrë foshnje.

Ju do të fitoni rezultatet më të mira në qoftë se ju më parë e bluani tërshërën në një mulli kafeje.

KOMENTE