Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ilir Meta priti sot Kryetarin e Kuvendit të Kosovës z. Kadri Veseli
English

Ilir Meta priti sot Kryetarin e Kuvendit të Kosovës z. Kadri Veseli

Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë z. Ilir Meta priti sot Kryetarin e Kuvendit të Kosovës z. Kadri Veseli i cili shoqërohej prej Nënkryetarëve të Kuvendit të Kosovës z. Xhavit Haliti, z. Sabri Hamiti dhe z. Glauk Konjufca.
Dy Kryetarët z. Meta dhe z. Veseli vlerësuan marrëdhëniet shumë të ngushta mes Shqipërisë dhe Kosovës dhe diskutuan mbi intensifikimin e bashkëpunimit dypalësh, si në aspektin ndërparlamentar, ashtu edhe në drejtim të rritjes së vëllimit të shkëmbimeve ekonomike e tregtare.
Kryetari i Kuvendit z. Ilir Meta theksoi se Shqipëria do të qëndrojë gjithnjë pranë Kosovës, në mbështetje të progresit demokratik dhe avancimit të axhendës rajonale dhe ndërkombëtare të saj, dhe në këtë drejtim inkurajoi një bashkëpunim edhe më të thellë mes komisoneve parlamentare dhe administratave të të dy parlamenteve.
Në përfundim të takimit, Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë z. Ilir Meta dhe Kryetari i Kuvendit të Kosovës z. Kadri Veseli dhanë një konferencë të përbashkët për shtyp.

KOMENTE