English


Miratohet ligji mbi procedurat për tregtimin ndërkombëtar të llojeve të rrezikuara të faunës dhe të florës së egër

Komisioni për Veprimtarinë Prodhuese, Regëtinë dhe Mjedisin miratoi nen për nen projektligjin “Për një ndryshim në ligjin nr. 9867, datë 31.1.2008 “Për përcaktimin e rregullave dhe procedurave për tregtimin ndërkombëtar të llojeve të rrezikuara të faunës dhe të florës së egër”, të ndryshuar”

Të pranishëm në mbledhje ishin specialist nga Ministria e Mjedisit.

Deputetët e Komisionit votuan nen për nen projektligjin i cili ka si qëllim saktësimin e autoritetit përgjegjës për lëshimin e lejeve të importit për tregtinë ndërkombëtare të llojeve të rrezikuara të florës dhe të faunës së egër.

Projektligji i miratuar, i cili konsiston në saktësimin e pikës 1, të nenit 14, të ligjit në fuqi, është në përputhje të plotë me frymën e konventës CITES “Për tregtinë ndërkombëtare të llojeve të rrezikuara të florës dhe faunës së egër”, si dhe të vetë ligjit nr.9867, datë 31.1.2008, “Për përcaktimin e rregullave dhe të procedurave për tregtimin ndërkombëtar të llojeve të rrezikuara të faunës dhe të florës së egër”, të ndryshuar, nga ku rezulton qartë se autoriteti menaxhues, i cili ka të drejtë të japë apo të revokojë leje importi, është Ministria e Mjedisit, ndërsa autoriteti shkencor ka vetëm funksion këshillimor, të cilin ministria është e detyruar ta kërkojë para vendimit për dhënien e lejes.

KOMENTE