Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: Connection refused in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Investime moderne pas përmbytjeve
English

Investime moderne pas përmbytjeve

era të rindërtuara me standarde europiane, sipas teknologjisë më të avancuar, rezistente ndaj stuhive dhe përmbytjeve. Këto do të jenë serat e reja në zonën e Frakullës, në Fier, të cilat do të mundësohen nga një projekt i USAID në bashkëpunim me Qeverinë shqiptare. Kryeministri Rama, ishte sot në fshatin Kafaraj të Komunës Frakull, ku do të nisë puna për instalimin e këtij modeli të ri serash, që jo vetëm do të garantojnë rendiment më të lartë në prodhim, por edhe do të përballojnë kushtet e papërshtatshme të motit.

Ministri i Bujqësisë Panariti që shoqëronte kryeministrin në këtë vizitë bëri të ditur se paralelisht me ringritjen e serave të dëmtuara do të ndërhyhet në argjinaturën e lumit për të penguar që Vjosa të dalë nga shtrati. “Jemi këtu në Kafaraj, në një serë që është dëmtuar shumë nga përmbytjet. Bëhet fjalë për rreth 4 dynym. Kemi dhe Xhemilin këtu, i dëmtuar në kulturën e luleshtrydheve. Jemi këtu për të filluar një projekt shumë ambicioz për ringritjen e kësaj sere, por jo me tipologjinë që ka pasur me plastmasë dhe konstruksione shumë delikate, por do të bëhet një tipologji krejt e re, shumë më e avancuar, që do të jetë më rezistente ndaj stuhive dhe përmbytjeve, të cilat nuk do t’i kemi, sepse paralelisht do të ndërhyjmë në argjinaturën e lumit për të penguar që Vjosa të dalë nga shtrati. Pra, do të bëjmë ndërhyrje të kombinuar, duke rivendosur kapacitetet e dëmtuara dhe duke penguar natyrisht vërshimet e reja të lumit. Kryesore është se ne do të instalojmë një model të ri tipologjie serash, që do të garantojnë rendiment më të lartë, por njëkohësisht do të jetë më rezistent ndaj përmbytjeve. Do të fillojmë me këtë 4 dynymësh dhe angazhohemi që gjithë kjo sipërfaqe do të ndryshojë tipologjinë e serave, sipas një sistemi të avancuar, shumë më eficient dhe rezistent“.

Një serë e tillë do të ngrihet fillimisht në familjen e një fermeri të zonës, Xhemil Hamataj, i cili është një prej fermerëve, prodhimet e të cilëve janë shkatërruar krejtësisht nga përmbytjet. “Ngelem pa fjalë. Mua më është bërë dëm kolosal, siç e shihni edhe vetë, por ju falënderoj për ndihmën që do na jepni dhe për përkrahjen,” - u shpreh ai ndërsa u takua me Kryeministrin.

Në bisedën me banorët që do të përfitojnë nga kjo mbështetje, Kryeministri garantoi se të gjitha serat e dëmtuara nga përmbytja do të rindërtohen, me cilësi shumë më të lartë se sa ekzistueset. Kryeministri siguroi fermerët se gjithçka që ata kanë humbur do t’u kthehet mbrapsht, edhe më moderne se më parë. “Kemi marrë një angazhim të qartë në momentin e një katastrofe për gjithë këta njerëz dhe jemi këtu për ta mbajtur këtë angazhim. Të gjitha serat e dëmtuara nga përmbytja do të rindërtohen, me një projekt që synon dhe do të arrijë përmes ekspertizës më të mirë dhe financimit të plotë të projektit, që serat e rindërtuara të jenë në standarde shumë më të lartë se sa ato ekzistueset. Pra, fermerët e kësaj zone, njerëz të punës, njerëz të sakrificës, njerëz të dëmtuar nga një fatkeqësi natyrore do të marrin mbrapsht falë kësaj mbështetje, jo vetëm gjithçka kanë humbur, por edhe mundësinw që infrastruktura e re e prodhimit të tyre të jetë një infrastrukturë shumë më moderne se sa ajo që ishte përpara përmbytjeve. Ky ka qenë angazhimi ynë dhe ja ku jemi. Këta jemi ne, themi atë që bëjmë dhe bëjmë atë që themi”.

KOMENTE