English

Drejtori i Policisë së Shtetit Z.ÇAKO takim me Ambasadorin e Greqisë Rokanas

Gjatë takimit Drejtori i Policisë së Shtetit Z.ÇAKO dhe Ambasadori i Greqisë Rokanas kanë vlerësuar si mjat të mira marrëdhëniet mes dy policive, si dhe 8cako-rokanas1kanë theksuar nevojën për t’i forcuar më tej këto marrëdhënie .
Drejtori i Policisë së Shtetit ka njohur Ambasadorin me prioritetet dhe fokusimin e Policisë së Sht etit në procesin e riorganizimit tërësor si në fushën legjislative, organizative dhe strukturore, ku një vëmendje e veçantë i është kushtuar ngritjes së një strukture të posaçme për të luftuar korrupsionin, veçanërisht në nivelet e larta të administratës shtetërore.
“Ne jemi të fokusuar në bashkëpunimin real e serioz me partnerët tanë të BE, ku bën pjesë edhe Greqia , për të luftuar bashkarisht kimin e organizuar, trafiqet e paligshme, emigracionin ilegal dhe terrorizmin. Serioziteti jonë është konkretizuar në ngritjen e një strukture të veçantë për të luftuar terrorizmin, si dhe në zhvillimin e një sërë operacionesh të përbashkëta me homologët kundër tra
fikut të lëndëve narkotike, trafiqeve të paligjshme , prostitucionit, e kriminalitetit në përgjithësi”, tha Çako.
Ambasadori i Greqisë në Tiranë, Rokanas vlerësoi punën e policisë, në muajt e fundit kundër krimit të organizuar.
“Shtetit grek do të jetë përherë në krahun tuaj. Personalisht ju inkurajoj ju falënderoj se jeni profesionist”, u shpreh z. Rokanas.
Ambasadori tha se çështja e emigracionit ilegal nga vendet e treta parashtron nëvojen e një zgjidhjeje europiane.
Ai theksoi gjithashtu nevojën për thellimin e mëtejshëm të shkëmbimin të informacionit në kohë reale për personat me probleme lidhur me trafiqe të paligjshme e krim të organizuar.
Drejtori i Policisë së Shtetit Çako, ka falënderuar Ambasadorin për vlerësimin. Ai ka siguruar Ambasadorin për prioritetet gadishmërinë për të thelluar bashkëpunimin me palën greke si dhe për të bërë realitet çështjet që u dakortësuan gjatë takimit Drejtorëve të Përgjithshëm të Policisë Shqiptare dhe asaj Greke.

KOMENTE
    Eccobet