English


Standard i ri në Shërbimin e Fizioterapisë të Sëmundjeve të Brendshme në QSUT

Një bashkëpunim i frytshëm për ofrimin e kujdesit cilësor për shërbimet e rehabilitimit fizik mes QSUT dhe Universitetit Aldent.
Shërbimi i fizioterapisë së sëmundjeve të brendshme është përfshirë në një projekt të rehabilitimit të ambjenteve dhe pajisjes me shtreter të rinj dhe mobilim ndihmës për këtë strukturë.
Ky projekt u bë i mundur në sajë të partneritetit me Universitetin Aldent. Në ditën e promovimit dhe hapjes së ambjenteve, Dr. Mira Zicishti se bashku me stafin e saj të fizioterapistëve falenderoi administratën e QSUT për vëmendjen kushtuar këtij shërbimi të lënë në harresë për më tepër se një dekadë dhe rëndësinë e këtij shërbimi në spital.
Dr. Zicishti u shpreh se ky moment është një motiv më shumë për stafin për të punuar dhe rrit dukshëm cilësinë e shërbimeve nëpërmjet përmirësimit të kushteve të punës.
Në fjalën e rastit Drejtoresha e QSUT znj. Ogerta Manastirliu u shpreh se në QSUT punohet në shumë drejtime jo vetem në çështje të mirëadministrimit mjekësor, por dhe në përmirësimin e shërbimeve me fokus rehabilitimin e shpejtë të pacientëve në spital. Këto shërbime jo vetëm shpejtojnë shërimin e pacientëve, por ulin ndjeshëm dhe ditëqendrimin në spital duke reduktuar shpenzimet spitalore.
Synimi ynë është krijimi i shërbimeve të integruara dhe ndër objektivat e administratës së QSUT është ngritja në një nivel më të lartë e Shërbimit të Fizioterapisë, duke unifikuar procedurat dhe duke zhvilluar një shërbim unik të rehabilitimit për pacientët post-operatorë, post-traumatikë apo gjatë dhe pas situatës reanimatore në të gjithë shërbimet klinike spitalore të QSUT.
Shërbimi i Fizioterapisë i cili është ngritur dhe ka funksionuar që me krijimin e spitalit të parë civil ka ofruar trajtim dhe rehabilitim për pacientët me probleme muskulo-skeletale, neurologjike dhe traumatike të moshave adulte dhe pediatrike. Aktualisht vetëm në njësinë fizioterapeutike të sëmundjeve të brendshme trajtohen rreth 500 pacientë në vit, prej të cilëve 295 pacientë ambulatorë.
Stafi i shërbimit në këtë njësi përbëhet nga pesë fizioterapistë dhe një krye/fizioterapiste dhe shërbimet e ofruara përfshijnë elektroterapi, masoterapi, kineziterapi që të gjitha bashkë përbëjnë rehabilitimin për të gjithë të sëmurët e shtruar pranë sëmundjeve të brendshme dhe pacientët e referuar nga mjekët specialistë të shërbimeve parësore

KOMENTE