Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ekonomistët: Të rishikohet marrëveshja me FMN
English

Ekonomistët: Të rishikohet marrëveshja me FMN

Nga Rajmonda Lajthia

Tiranë, 6 Prill NOA - Ekspertët e ekonomisë janë të mendimit se qeveria shqiptare u tregua e nxituar me largimin e Fondit Monetarë Ndërkombëtarë në këtë vit krize.

Ata kërkojnë që qeveria të rishikojë marrëveshjen me FMN, në mënyrë që të mund të përfitojë para nga shuma që vendet e G20 dhanë për ekonomitë më të prekura nga kriza. "Unë jam i mendimit që ne u nxituam me largimin e butë, por të vendosur të FMN. Unë e dija që ky institucion do të ishte strumbullari i kësaj krize, nga e cila do të kemi nevojë të marrim para"- shprehet ish-Guvernatori Shkëlqim Cani.

Sipas tij Ministria e Financave është duke përdorur një gjuhë në të cilën vetëm fjala krizë nuk ekziston.

"Është e nevojshme që të flasim hapur për efektet e kësaj situate se vetëm në këtë mënyrë do të mund të marrim para", - thotë Cani.

Nga ana tjetër edhe profesori në Fakultetin e Ekonomisë, Sulo Hadëri është i mendimit që marrëdhëniet me FMN duhen ridimensionuar për të përfituar para.Â

Sipas tij dialogu me FMN vlerësohet si i domosdoshëm. Por situata duket delikate në rastin e Shqipërisë.

"Që të përfitosh para nga Fondi Monetar Ndërkombëtar duhet që më parë të kesh marrëveshje me të", - thotë Hadëri.

Sakaq, Zëvendësministri i Financave Shërefedin Shehu pranon se mund të negociohet sërish për të marrë fonde.

"Që të marrësh para nga FMN duhet të kesh marrëveshje. Megjithatë dialogohet për një marrëveshje afatmesme në raste nevoje"- shprehet ai.

Edhe Serbia nuk ka marrëveshje me FMN, por kur ajo pati nevojë për para, pas tre muajsh negociata arriti të përfitonte fondet e nevojshme.

Aktualisht qeveria shqiptare është në kërkim të parave shtesë për të përballuar efektet e krizës.

Deri tani institucionet financiare nuk i janë përgjigjur pozitivisht kësaj kërkese, pasi sipas Ministrisë së Financave, Shqipëria nuk është në pikën kritike.

r.l/NOAÂ

KOMENTE