English

Grabitja e parave të pensioneve në Lezhë, policia e Shkodrës kap të tretin e dyshuar

Shkodër, 12 Prill NOA - Policia e Shkodrës, ka arrestuar pasditen e sotme përmes një operacioni special, një person të dyshuar si bashkautor i grabitjes së parave të pensioneve disa ditë më parë në Lezhë.

Korrespondenti i agjencisë s lajmeve NOA informon se është prangosur 25-vjeçari i shumëkërkuar Florind Marku, lindur e banues në lagjen "Kodër - Marlekaj" në qytetin e Lezhës.

I riu, ishte shpallur në kërkim më 17 mars të këtij viti, për veprat penale të "vjedhjes me arme kryer në bashkëpunim", pasi atë ditë, në bashkëpunim me persona të tjerë, dy prej të cilëve janë arrestuar para pak ditësh, ka kryer vjedhjen e arkës së kursimit në qytetin e Lezhës.

Policia tha se kapja e këtij personi, është bërë pas informacioneve të marra nga ana jonë, se 25-vjeçari në fjalë strehohej në një banesë në lagjen "Kapedani" Bashkia Vaudejës, rrethi Shkodër.

Pas rënies në pranga, pa rezistencë, i riu Florind Marku iu dorëzua mbrëmjen e sotme autoriteteve policore të Lezhës ku po hetohet ngjarja e rëndë.

r.d/NOA

KOMENTE