English

Shtypi në Evropë dhe SHBA, 27 prill 2009 dhe analizë e shkrimeve kryesore

Tiranë, 27 Prill NOA - Në këtë hapësirë gjendet një pasqyrë e titujve të gazetave kryesore në Evropë dhe SHBA, për ditën e Hënë, 27 Prill 2009. Ky është një shërbim që ofrohet me parapagim nga agjencia e Lajmeve NOA, në shqip dhe anglisht.

Mundësia e parapagimit aktualisht ofrohet përmes abonimit dhe së shpejti edhe përmes pagesës së shërbimit direkt me anë të kartës së kreditit. Për t'u abonuar në këtë shërbim dhe për t'u pajisur me një emër përdoruesi dhe kodin, dërgoni një kërkesë në adresën e e-mail: info@noa.al

Gazeta

"Frankfurter Allgemeine Zeitung" shkruan: "Para pak kohësh u bë e ditur se rezistenca ndaj virusit të nentipit HIN1, ndaj medikamentit Oseltamivir,nga njëri vend në tjetrin është e ndryshme. Në qoftë se Instituti Robert-Koch thotë se është i përgatitur mirë, kjo bazohet në depozitimin e këtij medikamenti sipas planit kombëtar pandemik të disa viteve më parë. Përsa i përket mbrojtjes me anë të vaksinimit sezonal, virologët nuk kanë një përgjigje të saktë. Bie në sy fakti se ndryshe nga rasti i gripit normal, që prek kryesisht njerëzit me imunitet të dobët dhe të moshuarit, me këtë virus janë infektuar kryesisht njerëz me moshë të re dhe të shëndoshë, rast ky që sjell në kujtesë „gripin spanjoll" të rreth 100 viteve më parë, që pati pasoja të rënda. Se çfarë do të thotë kjo për potencialin pandemik të gripit meksikan do të shihet në ditët në vazhdim."

Gazeta "Westdeutsche Zeitung" komenton: "Virusi ka ashtu si të gjitha ndodhitë me të vërtetë të rrezikshme edhe aspektin e tij pozitiv: rreziku vdekjeprurës relativizon shqetësimet tona të tjera. Çfarë është një rënie ekonomike me 5% krahasuar me rrezikun e vdekjes së mijëra njerëzve? Në raste të tilla njeriu mëson që fjalën katastrofë të mos ta përdorë në mënyrë inflacioniste. "

 Gazeta "Hannoversche Allgemeine Zeitung" thekson:

"Në qoftë se planet e emergjencës të përpunuara nga Organizata Botrore e Shëndetësisë do të zbatohen nga të gjitha vendet, atëhere do të ishte e mundur të mënjanohet një përhapje mbarëbotërore e epidemisë virale. Meksika ka bërë një hap të drejtë me politikën e saj të hapur dhe me masat që ka marrë duke mbyllur shkollat dhe universitetet. Do të ishte katastrofale nëse qeveritë do të ndiqnin një politikë të heshtjes dhe të fshehjes së realitetit. Shansi është i madh që me anë të një politike preventive të mënjanohet rreziku i një përhapjeje të gjerë dhe masive të pakontrolluar".

''Le Figaro'' Shumë pyetje rreth një virusi gripal të panjohur Për sjelljen ndaj virusit gripal A (H1N1), që është shfaqur në Meksikë dhe SHBA ka pasur shumë pyetje për ekspertët.  Çfarë dimë për virusin? Sipas specialistëve, është një virus H1N1 që e ka origjinën nga derri.  Origjina e të gjitha viruseve gripale të derrit vjen nga njeriu. Është njeriu që infekton derrin. Është kjo arsyeja që dy këto specie kanë të njëjtat viruse H1N1, H3N2, H2N2, etj.  Kujtojmë që nëntipet virale janë përcaktuar nga hemaglutina (H) dhe neuraminidazi (N) e tyre, dy proteina sipërfaqësore të nevojshme për hyrjen e virusit në celulat dhe rritjen virale. Gripi i derrit: Bota në alarm, asnjë rast i dyshimtë në Francë Në Meksikë të paktën 103 persona kanë humbur jetën nga gripi i derrit dhe të paktën 20 persona të tjerë mendohet të jenë prekur nga kjo epidemi në SHBA.  Në Francë nuk ka asnjë rast të dyshuar sipas Ministrisë së Shëndetit që është në pritje të konfirmimeve të fundit. Sarkozy dhe Zapatero shfaqin afeksionin e tyre Presidenti francez ndodhet në Madrid për samitin e 21-të dypalësh. Ky rast konfirmoi natyrën e marrëdhënieve miqësore me homologun spanjoll pas polemikave të javës së kaluar.  Marrin fund polemikat. Madridi shtron tapetin e kuq për të pritur presidentin francez, Nikolas Sarkozy dhe bashkëshorten e tij në një vizitë dyditore. ''Le Monde'' Mobilizim botëror përballë gripit të derrave Të paktën 103 persona kanë humbur jetën nga gripi i derrave në Meksikë. Në mbarë botën autoritetet sanitare kërkuan vigjilencë përballë rreziqeve të epidemisë. Tentativa të reja për paqe mes palestinezëve Sot në Kajro rifillon dialogu palestinez për pajtimin që parashikon formimin e një qeverie mirëkuptimi mes Fatahut dhe Hamasit.  "Kjo seancë do të jetë e vështirë duke pasur parasysh kundërshtimet e konstatuara gjatë raundeve të mëparshme, që nuk kanë lejuar avancime në dialog'', deklaroi Fawzi Barhoum, zëdhënës i Hamasit.  Hamasi dhe Fatahu i presidentit të Autoritetit palestinez, Mahmud Abbas po bëjnë përpjekje për të përparuar në dialogun për pajtim, të ndërmarrë më 10 mars në Kajro, përsa i përket formimit të një qeverie mirëkuptimi. Pas Irakut, Hillary Clinton në vizitë surprizë në Liban

 Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton zhvilloi dje një vizitë surprizë në Liban, e para që pas marrjes së funksionit të saj. ''Corriere Della Sera'' SHBA kërkon vendosjen e gjendjes së jashtëzakonshme shëndetësore SHBA-ja kërkoi vendosjen e gjendjes së jashtëzakonshme shëndetësore për shkak të përhapjes së virusit të gripit të derrave pasi në SHBA-ja kanë rezultuar 22 persona të prekur nga ky virus ndërkohë që në Meksikë rezultojnë deri tani 1 324 persona të infektuar nga virusi i gripit të derrave, 103 prej të cilëve kanë humbur jetën.

KOMENTE