English

Policia e Shkodrës trajnim për bashkëpunimin me median gjatë periudhës zgjedhore në qershor

Shkodër 30 prill NOA - Policia e Shkodrës zhvillon një trajnim për periudhën zgjedhore të qershorit.

Sot në ambientet e Drejtorisë së Policisë Qarku Shkodër, u zhvillua trajnimi me temë "Për bashkëpunimin me median gjatë periudhës zgjedhore Qershor 2009".

Ky trajnim u zhvillua mbi bazën e një programi të hartuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit në bashkëpunim dhe me mbështetjen e OSBE-se, Misionit Pameca, Programit ICTAP.

Trajnimi u drejtua nga specialistë të fushave të ndryshme dhe institucioneve të ndryshme, në bashkëpunim me misionet e huaja dhe kishte për qëllim bashkëpunimin me median gjatë periudhës zgjedhore për Zgjedhjet e Përgjithshme për Kuvendin e Shqipërisë.

Pjesëmarrës në këtë trajnim ishin punonjësit e policisë, të caktuar për komunikimin me median dhe secialistë të rolit të mesëm, nga Drejtoritë e Qarqeve Shkodër, Lezhë, Kukës, Dibër si dhe përfaqësues të OSBE-se dhe përfaqësues të mediave lokale e qendrore.

k.k/NOAÂ

KOMENTE