Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Gripi i derrit ose kërcënimi pandemik
English

"Gripi i derrit" ose kërcënimi pandemik

Nga "The Economist" Është thënë se asnjë plan luftarak nuk i mbijeton kontaktit me këtë armik. Kjo është veçanërisht e vërtetë kur flasim për planin e ndërtuar disa vite më herët për ta luftuar një pandemi të gripit. Gjeneralët e shëndetit global supozuan se armiku është gripi i shpendëve, sipas të gjitha gjasave, i përcjell prej pulave te njeriu dhe që do ta godasë fillimisht Kinën jugore ose Azinë juglindore. Në fakt gripi filloi prej një derri të panjohur, kurse sulmi erdhi nga Meksika e jo Azia.

Pra, pulat e meritojnë pak respekt. Bota nuk ka njohur pandemi (epidemi globale) të gripit që prej vitit 1968. Katër dekada janë boll të gjata për të harruar çka paraqet rrezik dhe njerëzit mund të mos i kenë shfrytëzuar 10 vitet e kaluara për të konsideruar që gripi i shpezëve, që ishte shfaqur në vitin 1997 në Hong Kong, mund të jetë vetëm një mutacion larg për ta përfshirë krejt botën. Më 29 prill epidemia e re është ngritur vetëm një shkallë nën nivelin, të cilin Organizata Botërore e Shëndetësisë e certifikon si pandemi. Në një përpjekje për ta parandaluar përhapjen e sëmundjes, presidenti i Meksikës, Felipe Calderon, ka kërkuar që të mbyllen të gjitha shërbimet jo-esenciale prej datës 1 maj deri më 5 maj dhe gjatë kësaj kohe njerëzit duhet të qëndrojnë të mbyllur në shtëpi. Pjesa që të brengos më shumë te kjo sëmundje është se për dallim prej gripit të zakonshëm, që kryesisht kujdeset për të vjetrit, viktima të këtij gripi janë rinia dhe ata që gëzojnë shëndet të mirë. Akoma kjo epidemi nuk ka mbytur shumë njerëz. Edhe ata që janë konfirmuar si të vdekur kryesisht janë rezultat i mungesës së kontrollit të duhur mjekësor. Por, edhe nëse të gjitha mundësitë i eliminojmë, disa qindra raste fatalitetesh nuk mund të krahasohen me 30 mijë vdekje që në Amerikë i shkaktojnë gripet sezonale. Prandaj sa të frikësuar duhet të jemi? ***

Sa të brengosur duhet të jemi për këtë epidemi, është shumë herët të thuhet. Një e panjohur është se sa i shpërndarë është ky virus në Meksikë. Nëse është i kudondodhur, por nuk është vërejtur më herët sepse ka dalë në sipërfaqe gjatë sezonit normal të gripave, atëherë kjo epidemi mund të dalë të jetë e parëndësishme, së paku për fillim. Asnjë grip vdekjeprurës nuk është i mirëseardhur, por në këtë rast kjo sëmundje e re mund të mos na ngarkojë tepër. Por, nëse ky mutacion i ri është i rrallë, atëherë numri i personave të infektuar që do të vdesin do të jetë i lartë. Me shpërndarjen e sëmundjes shifrat e vdekjeve do të rriten ashpërsisht.

Përkundër kësaj, autoritetet kishin të drejtë kur e ndezën dritën e kuqe të alarmit. Pandemitë e gripave duket se godasin njëherë në disa dekada dhe vrasin miliona njerëz - së paku 1 milion në vitin 1968; ndoshta nja 100 milionë i ka vrarë "gripi spanjoll" në vitet 1918 - 1919. Dhe edhe ato epidemi që fillojnë si të buta, mund të kthehen si të rrezikshme. Kjo ndodh sepse sëmundjet e reja virale përgjithësisht ndodhin kur një virus pëson mutacion në atë mënyrë që kërcen prej një specie në një tjetër dhe atëherë vazhdon evoluimin e tij, duke eksploruar dhe ndryshuar brenda trupit të strehuesit të ri. Nëse ky evoluim e bën virusin më të fortë, atëherë ky është lajm i keq për strehuesin. HIV, virusi që e shkakton AIDS-in, ka jetuar i lumtur dhe në mënyrë beninje në trupat e shimpanzeve, përpara se të bëhej shkatërrimtar për trupin e njeriut. Në Meksikë, indikacionet e para tregojnë se janë dy viruse të derrave që mund të infektojnë njeriun, por nuk kalojnë prej njeriut te njeriu. Tash këto dy viruse dyshohet se janë kombinuar dhe fare lehtë e kalojnë procesin e bartjes së infeksionit prej njeriut te njeriu. Ndryshimet që ndodhin kur virusi kalon prej një specie në një tjetër kanë ndodhur edhe më përpara dhe kjo ka treguar se goditjet e tyre kanë karakteristika specifike. Mesazhi i gjithë kësaj është se tash është momenti që të mos kursehen paret dhe përpjekjet në frenimin e këtij infeksioni, edhe nëse tash për tash ai është i parrezikshëm. Sa më shumë njerëz që e marrin këtij virus, aq më shumë copëza të virusit do të pësojnë mutacione. Rezistenca është një arsye tjetër për të provuar për ta frenuar epideminë sa më herët që është e mundshme. Ilaçet e reja antivirale, që nuk ishin këndej pari kur përballeshim me epidemitë e mëhershme, duket se janë efektive në luftimin e shpërthimit aktual. Por, nëse sëmundja përhapet shumë e në këtë rast ilaçet antivirale duhet të përdorën në masë të madhe, atëherë ka rrezik që rezistenca e virusit do të evoluojë. Mos prisni deri në dimër Tani është koha të bëhemi gati për më të keqen. Gripi - duke përfshi gripin pandemik - tenton të jetë sezonal. Infeksioni me siguri se do të fillojë të ketë rënie në veri të planetit gjatë disa muajve të ardhshëm dhe do të niset kah jugu, derisa dimri fillon ta kaplojë hemisferën më pak të populluar të tokës. Andaj do të kishte kuptim që fabrikat antivirale të fillojnë të punojnë më orar të zgjatur menjëherë dhe të tentojnë të zhvillojnë, prodhojnë dhe distribuojnë vaksinën. Programet e shpejta të vaksinave bartin rreziqet e tyre. Në 1976 vaksinat kundër gripit mbytën shumë njerëz në Amerikë. Mirëpo, rritja e bio-teknologjisë nënkupton se ka mënyra të reja të prodhimit te vaksinave si dhe lloje te reja të vaksinave. Më së shumti këto kanë qenë të drejtuara kah kërcënimi i gripit të shpezëve. Por, laboratorët do të lirojnë raftet për të pranuar mostrat e para të gripit të ri të derrave dhe të fillojnë punën në kundërmasa. Është edhe një leksion shtesë. Sistemi i kontrollimit për sëmundje të reja gjithashtu duhet të përmirësohet. Pjesërisht sepse të gjithë i kishin sytë kah Azia, askush nuk ishte fokusuar në Meksikë. Por, derisa renditja gjenetike të bëhet rutinore, do të duhej të mundësohej vërejtja e shpejtë e mutacioneve të rrezikshme. Kjo do të nënkuptonte dërgimin e mostrave prej operimeve të doktorëve në laboratorin e centralizuar, edhe nëse nuk dyshohet për asgjë e pazakontë. E kjo kërkon organizim dhe para. Jo secilit person që i shkojnë hundët do duhej të testohej - vetëm një mostër e vogël, reprezentative. Sikur kjo të kishte ndodhur në Meksike para disa muajve, gjeneralët e shëndetit global do të kishin parë se diçka po zbret prej malit dhe do të ishin mobilizuar më herët. Kujdesi aktiv është ajo që nevojitet. Politikëbërësit e botës, shumica e të cilëve jetojnë në hemisferën veriore, nuk duhet të mashtrohen e të mendojnë se virusi i ri do të largohet për kohë të gjatë, edhe po që se ai pëson rënie përgjatë muajve të ardhshëm. Në vend të kësaj, si edhe në çdo luftë tjetër hileqare, ata duhet ta shfrytëzojnë kohën e dhuruar për t'i dhënë pozicion më të mirë defanzivës botërore, duke magazinuar barëra antivirale dhe duke prodhuar vaksina. Ata gjithashtu duhet kujtuar se, edhe nëse ky grip del të jetë më pak i frikshëm sesa që ishim frikësuar, është vetëm çështje kohe para ardhjes së një virusi më vdekjeprurës. Një ushtrim sot do të ndihmojë kursimin e miliona jetëve në të ardhmen.

Â

KOMENTE