Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Diktohen nga policia kufitare, braktisin 180 kilogram kafe kontrabandë
English

Diktohen nga policia kufitare, braktisin 180 kilogram kafe kontrabandë

Shkodër, 8 maj NOA - Policia kufitare e Shkodrës ka mundur të sekuestrojë 180 kilogram kafe kontrabandë, ndërsa është vënë në kërkim të poseduesve të saj.

Shërbimet e Policisë Kufitare, në Pikën e Kontrollit Kufitar të Hani Hotit, në baze të një informacioni të marrë në rrugë operative, kanë bërë të mundur organizimin e një shërbimi, për kontrollin e kalimit të mallrave kontrabande gjatë orëve të vona të mbrëmjes së djeshme.

Gjatë operacionit u konstatuar se tre persona të paidentifikuar, të ngarkuar me thasë në kurriz, po vinin nga Mali i Zi, në drejtim të Pikës së Kontrollit të Hanit të Hotit burime nga policia e Shkodrës thanë për agjencinë NOA se tre personat sapo kanë dëgjuar thirrjet e forcave të policisë për të ndaluar, janë larguar me shpejtësi duke braktisur dhe mallin.

Për shkak të errësirës e terrenit të thyer, me gjithë përpjekjet e bëra nga policia, të dyshuarit nuk u kapën.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë specialistët e Sektorit të Luftës Kundër Krimit Financiar, të cilët kanë bërë verifikimin e mallit, që po transportohej dhe janë konstatuar gjashtë thasë kafe me peshë prej 30 kilogram secili, të cilët në total ishin 180 kilogram.

Policia ushtroi kontrolle në të gjithë zonën deri në orët e para të mëngjesit të sotëm, ndërsa po punon për identifikimin dhe kapjen e tre personave të cilët akuzohet për veprën penale të "Kontrabandës me mallra që paguhet akcizë".

k.k/NOAÂ

KOMENTE