Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Regjistrimi në universitete italiane, zhvillohet dita e posaçme e orientimit
English

Regjistrimi në universitete italiane, zhvillohet dita e posaçme e orientimit

Tiranë, 12 maj NOA - Ambasada Italiane në Tiranë organizon nga data 13 deri më 21 maj, një javë me takime në qytetet më të rëndësishme të Shqipërisë.

Për të lehtësuar studimin e të rinjve shqiptare në universitet italiane, do të zhvillohen gjatë kësaj jave, takime në Vlorë, Gjirokastër, Korçë, Shkodër, Elbasan, Durrës dhe Tiranë.

Burime zyrtare nga ambasada italiane, thanë sot për agjencinë e lajmeve NOA se këto takime përveçse do të ilustrojnë sistemin universitar italian, kanë për qëllim në mënyrë të veçantë të lehtësojnë procedurat e regjistrimit në Itali për vitin akademik 2009-2010, si në kurset universitare (Diplomë e Nivelit të Parë, Diplomë e Nivelit të Dyte/Specialiteti/Master) ashtu dhe në kurset pas universitare (Master, Doktoratë etj.) duke u mbështetur edhe në udhëzimet e Kancelarive Konsullore Italiane në Shqipëri.

Në Tiranë, ky takim do të zhvillohet më datë 21 maj në orën 11.00 pranë hotel Tirana International.

Ambasada i fton të gjithë të rinjtë shqiptarë, që të marrin pjesë nëse mendojnë t'i përkushtohen formimit të tyre sipas standardeve evropiane.

e.l/NOA

KOMENTE