Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Politikat fiskale, si e nxisin modernizimin e ekonomisë
English

Politikat fiskale, si e nxisin modernizimin e ekonomisë

Nga Arben Malaj

Ekonomia dhe buxheti i vendit janë sot përballë sfidave të vështira.

Ritme të larta të rritjes ekonomike, ulja e papunësisë dhe një kohezion social më i plotë, janë në themel të programit tonë ekonomik.

Pa ritme të larta të një rritje ekonomike cilësore dhe të qëndrueshme, çdo premtim tjetër do të ishte vetëm demagogjik.

Ne do të synojmë të arrijmë brenda një viti ritmet e larta të rritjes ekonomike.

Ne do të synojmë një inflacion të ulët.

Ne do të aplikojmë politika fiskale që nxisin modernizimin e ekonomisë.

Programi ekonomik na lejon të premtojmë uljen e ndjeshme të papunësisë.

Ne do t'i rikthejmë shpejt vendit stabilitetin buxhetor.

Deficiti dhe borxhi i lartë sot, imponojnë nesër rritje taksash ose shkurtim investimesh, të dyja mund të dëmtojnë biznesin dhe ekonominë, rivendosja e disiplinës buxhetore është imediate.Â

Ne do të reduktojmë deficitin buxhetor.Â

Në asnjë rast nuk do të rrisim deficitin dhe nuk do të marrim borxh, përveçse për investime publike.Â

Ne do të reduktojmë borxhin publik dhe koston e tij.

Ne do të rrisim transparencën, konkurrencën dhe efikasitetin e parave të taksapaguesve shqiptarë. Politikat tona fiskale nuk do të jenë magnete investimesh të përkohshme për projekte të preferuara kryeministrore.

Paaftësia, papërgjegjshmëria, babëzia edhe në financat publike janë tre faktorët kryesorë të dështimit konkret të qeverisë Berisha në ikje.

Sfidat tona ekonomike do t'i përballojmë edhe me bashkëpunimin maksimal dhe efektiv me të gjitha institucionet financiare ndërkombëtare. Bashkëpunimi me FMN do të nisë që më 29 Qershor.

Socialistët do të ofrojnë përgjegjshmëri dhe angazhim maksimal, për të ndalur krizën e buxhetit dhe të ekonomisë sonë.

Ne do t´i rikthejmë vendit dhe investitorëve shpresën dhe besimin e së ardhmes.

Së bashku ta fitojmë këtë sfidë jo thjesht si një ambicie elektorale, por si përgjegjësi morale dhe politike ndaj gjithë shqiptarëve.

Kjo duhet të jetë si bllok në mes të fjalës, sepse krijohet Ide sikur s'kemi shifra:

Rritje e lartë ekonomike.

Punësimi & Kohezion Social.

1. Brenda 50 ditëve të para të mandatit do të prezantojmë një paketë antikrizë.

2. Ritme më të larta rritjeje ekonomike, për vitet 2011-2013 do të jetë mbi 6%

3. Ulje e papunësisë në 9%,

4. Inflacion - jo më shume se 3% në vit.

5. Deficit buxhetor jo më shumë se 3%

6. Borxhi publik në vitin 2013 jo më shumë se 50% e PBB.

7. Borxh publik vetëm për investime

8. Politika fiskale lehtësuese e nxitëse për teknologjitë moderne.

9. Transparencë maksimale për çdo politikë fiskale dhe buxhetore.

10. Bashkëpunim maksimal dhe efikas me Institucionet Financiare Ndërkombëtare.

KOMENTE