English

Kryeministri Berisha takohet me ministrin e Jashtëm spanjoll, Moratino

Tiranë, 20 maj NOA - Kryeministrit Sali Berisha u takua sot me Ministrin të Jashtëm spanjoll Miguel Angel Moratino, të cilit iu dorëzua një raport, mbi ecurinë dhe rezultatet e programit " Një OKB " në Shqipëri.

Në ceremoninë e dorëzimit, së bashku me kryeministrin Berisha merrnin pjesë Koordinatorja e Kombeve të Bashkuara Gülden Türköz-Cosslett, Ambasadori i Spanjës në Shqipëri Manuel Montobbio, si dhe përfaqësues të tjerë të qeverisë shqiptare.

"Iniciativa e Kombeve të Bashkuara "Një OKB" nga pikëpamja ime është mjaft pozitive. Së pari, ajo kursen kohë, shmang mbivendosjet, shton transparencën, kursen para dhe rrit në mënyrë të ndjeshme efikasitetin. Zoti Ministër, ne i jemi shumë mirënjohës qeverisë suaj dhe e vlerësojmë shumë programin "Një OKB". Agjencitë e Kombeve të Bashkuara janë ndoshta më të mëdhatë në botë, në fushat e tyre, me njohje shumë të gjerë" u shpreh Berisha.

Nga ana e tij ministri i Jashtëm Spanjoll Miguel Angel Moratino u shpreh se "Shqipëria dhe Spanja janë angazhuar gjithmonë në reformën e Kombeve të Bashkuara. Të dy vendet kanë qenë gjithmonë konsistente, duke mbrojtur multilaterizmin. Kjo është më e rëndësishme tani, që ne po përballemi me ndryshimin global në lidhje me çështjet ndërkombëtare".

"Kjo është një eksperiencë e re, për të cilën janë zgjedhur disa vende pilot, për të ndihmuar reformën e Kombeve të Bashkuara.

Ne jemi shumë të kënaqur që Shqipëria është zgjedhur si një nga vendet pilot për të implementuar këtë eksperiencë.

Shqipëria, qeveria e saj dhe Kryeministri janë angazhuar dhe kanë financuar për të implementuar këtë program. Mendoj se janë rreth 40-45 milion euro. Spanja ka kontribuar me 20 milion dollarë për të kontribuar në implementimin e këtij projekti pilot. Mendoj se gjëja më e rëndësishme për sa i përket sasisë së fondeve është shpirti dhe filozofia e re se si Shqipëria dhe Spanja po punojnë së bashku" shtoi më tej ministri i Jashtëm spanjoll.

k.k/NOA

KOMENTE