Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
SHBA e kërcënon për ndëshkim, Koreja e Veriut riaktivizon impiantin e plutonit
English

SHBA e kërcënon për ndëshkim, Koreja e Veriut riaktivizon impiantin e plutonit

Uashington, 27 maj, NOA - Shtetet e Bashkuara kanë pohuar se po punojnë për masa të shpejta nga ana e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për të ndëshkuar Korenë e Veriut për provën bërthamore të dy ditëve më parë.

Por, zyrtarët amerikanë po kështu thanë se shpresojnë ende që Peniani t'i rikthehet bisedimeve për çarmatim bërthamor të cilat organizohen nga Kina.

Zyrtarë të Departamentit të Shtetit thonë se Shtetet e Bashkuara duan që Këshilli i Sigurimit i OKB-së të bëjë Korenë e Veriut të paguajë për shkeljet e rezolutës ndërkombëtare të vitit 2006 duke kryer provën e dytë bërthamore. Por, sipas tyre, dera u duhet lënë hapur bisedimeve me Penianin, i cili në vitin 2007 ra dakord t'i jepte fund programit bërthamor në shkëmbim të ndihmës në fushën e energjisë dhe përfitimeve diplomatike. E në një kohë kur mbërrijnë sinjalizime të tilla ndëshkuese nga SHBA-të, bëhet e ditur se Koreja e Veriut ka riaktivizuar impantin bërthamor për prodhimin e plutonit të pasuruar të shkallës së duhur për prodhimin e një bombe.

Në këtë mënyrë ajo ka realizuar paralajmërimet që ka bërë një muaj më parë për rifillimin e punës në impiantin e vjetër.

Ajo ka deklaruar pak javë më parë se kishte rivënë në funksion kompleksin për nxjerrjen e plutonit në impiantin e saj bërthamor "Yongbyon" të epokës sovjetike, që ishte në proces çmontimi sipas një marrëveshje gjashtëpalëshe për ndihmë në këmbim të çarmatimit, por deri tani nuk ka patur shenja treguese për fillimin e punës në kompleks.

n.e/NOA

Â

Â

Â

KOMENTE