Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kartat, reagon publikisht Nishani: Për dy javë sigurohet pajisja e 400 000 shtetasve pa pasaportë
English

Kartat, reagon publikisht Nishani: Për dy javë sigurohet pajisja e 400 000 shtetasve pa pasaportë

Tiranë, 29 maj NOA - E ndërsa Partia Socialiste me anë të letrave në rrugë zyrtare i kërkon Ministrisë së Brendshme për të mësuar mbi ecurinë e procesit të pajisjes së kartave, kreu i këtij dikasteri Bujar Nishani ka dalë sot në një konferencë për shtyp duke bërë publike vijueshmërinë e procesit.

"Dëshiroj të informoj opinionin publik se deri ditën e djeshme datë 28 maj kanë aplikuar 1 132 806 shtetas për letërnjoftimet elektronike dhe janë prodhuar 990 962 të tilla.

Nga aplikimet e bëra kemi hedhur në sistemin e kontrollit 1 013 359 aplikime, nga të cilat rezulton se 420 000Â janë pa pasaportë, numër i cili po t'i referohemi totalit të aplikimeve të deritanishme e kalon shifrën 450 000" u shpreh Nishani.

"Siç u njoftua edhe dje, Qeveria Shqiptare dhe kompania ALEAT arritën një marrëveshje që, që nga dita e nesërme të lejohen për aplikim vetëm shtetasit që nuk kanë pasaportë.

Kemi rënë dakord me konçensionarin që ditët e punës do të vazhdojnë gjatë të shtatë ditëve të javës dhe orari ditor do të jetë nga ora 08:00-13:00 paradite dhe nga ora 17:00-21:00 pasdite" shtoi më tej Nishani.

Kreu i ministrisë së Brendshme bëri të ditur se duke filluar nga nesër dikasteri që ai drejton do të mbajë qëndrimin më të rreptë ndaj çdo punonjësi të gjendjes civile që nuk respekton këtë marrëveshje që është arritur midis Qeverisë Shqiptare dhe Konçensionarit.

"Opozita ka pretenduar gjatë gjithë kohës se duhet të aplikojnë nga grupi i atyre pa pasaporte rreth 500 000 shtetas të cilët llogariten të jenë në Shqipëri.

Me rregullin e ri që vendosëm me konçensionarin dhe bazuar në kapacitetet reale që kemi në terren, sigurohet pajisja edhe e rreth 400 000 shtetasve të tjerë deri në mesin e muajit Qershor, me kushtin e vetëm që ata të jenë në Shqipëri dhe të paraqiten për të aplikuar.

Kështu që siç shihet janë të gjitha kushtet që çdo qytetar që nuk ka pasaportë dhe është në Shqipëri të pajiset me letërnjoftimin elektronik" përfundoi Bujar Nishani.

k.k/NOA

Â

KOMENTE