Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Nishani: Mbyllet aplikimi për letërnjoftimet, ftoj qytetarët të tërheqin kartat
English

Nishani: Mbyllet aplikimi për letërnjoftimet, ftoj qytetarët të tërheqin kartat

Tiranë, 19 qershor NOA - Ministri i Brendshëm Bujar Nishani, ka dalë sot në një deklaratë për shtyp me anë të së cilës ka bërë publike numrin total të aplikuesve për kartat e identitetit deri më dje kur ka qenë dhe afati i fundit.

"Deri ditën e djeshme ka qenë afati i fundit për të aplikuar për letërnjoftimin elektronik për ata shtetas që nuk disponojnë një pasaportë, pra që nga mesi i muajit Janar kur nisi ky proces dhe deri dje, u paraqitën dhe aplikuan për letërnjoftimet elektronike 1 402 000 shtetas shqiptarë.

Gjej rastin të falënderoj të gjithë ata qytetarë shqiptarë të cilët shfrytëzuan të gjitha kapacitetet, që për hir të së vërtetës kanë qenë shumë më të mëdha se ajo çka u realizua. Nëse kanë aplikuar 1 402 000 qytetarë, këto kapacitete kanë qenë për 2.5 milion qytetarë shqiptarë" tha Nishani.

Kreu i ministrisë së Brendshme ka shprehur mirënjohje për koncesionarin, e kompanisë ALEAT, për bashkëpunimin që ka pasur me strukturat e Ministrisë së Brendshme, të ngarkuara për implementimin e këtij projekti të qeverisë shqiptare.

"Gjithashtu do të desha që nga dita e sotme dhe deri në ditën e zgjedhjeve t'u bëja thirrje të gjithë qytetarëve që kanë aplikuar për letërnjoftimet elektronike dhe që ende nuk i kanë marrë nga zyrat e gjendjes civile, të paraqiten sa më parë për t'i tërhequr ato.

Nëse kemi 1 402 000 qytetarë që kanë aplikuar për letërnjoftimet elektronike janë vetëm 1 050 000 që i kanë tërhequr deri më tani. Ndaj do t'u lutesha qytetarëve që ende nuk i

kanë tërhequr letërnjoftimet elektronike, të paraqiten sa më shpejt pranë zyrave përkatëse për të bërë të mundur tërheqjen e letërnjoftimeve, të cilat janë të gatshme për t'u dhënë" përfundoi Nishani.

k.k/NOA

KOMENTE