Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kryeministri falënderon zgjedhësit për pjesëmarrjen e lartë në votime
English

Kryeministri falënderon zgjedhësit për pjesëmarrjen e lartë në votime

Tiranë, 1 Korrik NOA - Në mbledhjen e radhës së Këshillit të Ministrave, Kryeministri Sali Berisha falënderoi sot pasdite në emër të qeverisë mbi 1 milionë e 500 mijë zgjedhës shqiptarë për pjesëmarrjen e tyre të lartë në votime.

"Shfrytëzoj këtë mbledhje, që,  në emër  të qeverisë, të  shpreh edhe një herë falënderimet dhe mirënjohjen më të thellë ndaj mbi 1 milionë e 500 mijë zgjedhësve  shqiptarë që nderuan në radhë të parë besimin e tyre, veten e  tyre, por nderuan edhe vendin dhe shoqërinë shqiptare, me pjesëmarrjen e tyre, më të lartën në 13 vitet e fundit në zgjedhjet e përgjithshme", u shpreh Kryeministri.

Gjithashtu, Berisha falënderoi me shumë mirënjohje të gjithë komisionerët, numëruesit e të gjitha forcave politike, për bashkëpunimin luajal që ata dëshmuan, në përputhje me ligjin, në këtë proces zgjedhor.

Kryeministri vlerësoi gjithashtu, se ky proces zgjedhor, "me frymën e  tij, me modernitetin e infrastrukturës së tij dhe me pjesëmarrjen e lartë të votuesve, duke mos pretenduar se ishte i përsosur, nderoi Shqipërinë dhe shqiptarët".

Shefi i qeverisë vuri në dukje se këto zgjedhje ishin  zgjedhjet më të kushtueshme, pasi ato kishin një infrastrukture zgjedhore të re, infrastrukturë që do të shërbejë për të gjitha zgjedhjet e ardhshme.

"Qeverisë sonë i takoi nderi që të zhvillonte zgjedhjet me dokumentet më moderne, tërësisht dixhitale dhe në mënyrë të veçantë, të vendosë një standard të ri, ndër më të pa shembullit në botë, numërimin me kamera", u shpreh Kryeministri.

Ai po ashtu, shprehu besimin se ky standard do të gjejë pasqyrimin më të gjerë, pasi, në çdo vend, diskutimi për validitetin dhe mosvaliditetin e fletës së votimit është prezent.

Kryeministri theksoi se për rezultatet e zgjedhjeve ai do të prononcohej pasi të ishte shprehur Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

"Qytetarët duhet ta dinë se zgjedhjet kanë përfunduar. Rezultati nuk është akoma përfundimtar, por së shpejti do të bëhet publik. Është fakt i pamohueshëm që në këto zgjedhje qytetarët shqiptarë vlerësuan dhe votëbesuan mazhorancën dhe reformat e saj. Por rezultati nuk është i shpallur. Ashtu siç jam shprehur edhe më parë, për t'u prononcuar për rezultatin, unë do të pres Komisionin Qendror të Zgjedhjeve", vijoi Kryeministri.

e.l/NOA

KOMENTE