Lajmet e datës 1 Korrik 2009
- Shqipëria sipas Klanit dhe Topit Mbulimi fantastik medial i të gjitha skutave të procesit elektoral në Shqipëri, i kryer nga televizionet shqiptare, duke veçuar Televizionin Klan dhe Top Channel, i bëri zgjedhjet në Shqipëri, pjesë të jetës sonë të përditshme
- Shembulli i Berishës Mua më impresionoi premtimi elektoral i PD-së së Berishës për 24 orë ujë. Ky premtim, për publikun e stërpolitizuar kosovar, gjithsesi mund të duket tepër i thjeshtë, disi tepër prozaik, krejt "jopolitik", nëse jo edhe joserioz.
- Sali Berisha shpall fitoren e koalicionit të tij, në zgjedhjet e 28 Qershorit Tiranë, 1 Korrik NOA Updated - Kryetari i Partisë Demokratike dhe kryeministër i vendit, ka shpallur sot publikisht se koalicioni i djathtë që ai drejton, ka fituar zgjedhjet e 28 qershorit 2009.
- Vazhdimi i ndryshimit Këto ishin zgjedhjet më të kushtueshme, pasi kishin një infrastrukturë zgjedhore të re që do të shërbejë për të gjitha zgjedhjet e ardhshme dhe sigurisht që ky shpenzim i madh do të bëhej një herë
- Vendimi, dëmshpërblimin financiar për ish-të dënuarit politikë Tiranë, 1 korrik NOA - Në mbledhjen e tij të sotme, Këshilli i Ministrave miratoi vendimin për dëmshpërblimin financiar për ish të dënuarit politikë të regjimit komunist.
- Qeveria shprehet se do të vazhdojë me intensitet reformat Tiranë, 1 Korrik NOA - Gjatë mbledhjes së sotme të qeverisë, Kryeministri Berisha tha se kabineti qeveritar do të vazhdojë me intensitet punën për reformat në vend, deri në krijimin e qeverisë së re.
- Qeveria vendos të shpërblejë komisionerët dhe numëruesit Tiranë, 1 korrik NOA - Këshilli i Ministrave vendosi sot gjatë mbledhjes së qeverisë të shpërblejë komisionerët dhe numëruesit që janë angazhuar në procesin zgjedhor të 28 qershorit.
- Kryeministri falënderon zgjedhësit për pjesëmarrjen e lartë në votime Tiranë, 1 Korrik NOA - Në mbledhjen e radhës së Këshillit të Ministrave, Kryeministri Sali Berisha falënderoi sot pasdite në emër të qeverisë mbi 1 milionë e 500 mijë zgjedhës shqiptarë për pjesëmarrjen e tyre të lartë në votime.
- Sfidat në rritje përballë presidencës suedeze të BE Traktati i Lisbonës synon t'i ndryshojë procedurat në vendimmarrje dhe për të emëruar një president të përhershëm të Këshillit Evropian, por për ta fuqizuar atë, duhet që të 27 vendet anëtare ta ratifikojnë
- Erler: Zgjedhjet, ka ende punë për të kapur standardet Berlin, 1 Korrik NOA - Ministri gjerman i shtetit, Gernot Erler, mendon se cilido qoftë rezultati përfundimtar e rëndësishme do të jetë që i munduri ta njohë fituesin.
- Berisha në mbledhjen e qeverisë: Po pres rezultatin, qeveria e re më 4 shtator Tiranë, 1 korrik NOA - Në mbledhjen e parë të qeverisë pas zgjedhjeve, kryeministri Sali Berisha ka folur për standardet e realizuara në këto zgjedhje ndërsa është shprehur se do të shpërblejë komisionerët dhe numëruesit për punën e palodhshme.
- Tirana në kaos, fotot e rralla të makinave që mezi duken nga uji Tiranë, 2 Korrik NOAÂ Fotot Updated - Disa dhjetëra makina u zhdukën nën ujë në vendparkime të Tiranës, pemë janë shkulur dhe banesa e dyqane kanë pësuar dëme si pasojë e një tufani që përfshiu vendin pasditen e sotme kryeqytetin dhe pjesën tjetër të vendit.
- Vret kushëririn pas një sherri për pronat, tenton të vetëflijohet duke pirë helm Durrës, 1 korrik NOA - Qëllon me armë kushëririn dhe më pas konsumon helm. Ngjarja ndodhi rreth orës 16:30 në fshatin Shkallë të Durrësit kur është vrarë me çifte 37-vjeçari Dritan Djaloshi nga kushëriri i tij Jak Djaloshi 52-vjeç.
- Mini-tufan në Tiranë, përmbyten rrugët, rrëzohen pemë Tiranë, 1 korrik NOA/Foto-Updated - Moti i keq me reshje shiu të dendur ka përfshirë kryeqytetin pak pasmesditës së sotme, duke bllokuar për rreth dy automjetet në bulevarde.
- Ka rifilluar normalisht procesi i numërimit të votave në Bushat Shkodër, 1 korrik, NOA - Ka rinisur në Bushat procesi i numërimit të votave, janë kamerat ato që vërtetojnë se ky proces po hecën në rrugë të mbarë.
- Dritan Prifti: Vota e mandatit tim, sa të jem gjallë, asnjëherë për Edi Ramën Tiranë, 1 korrik, NOA - Mjaft i ashpër ka qenë reagimi i deputetit të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Dritan Prifti, ndaj figurës së kryesocialistit Edi Rama, i pyetur nga mediat nëse do të mund të ketë një koalicion të mundshëm mes PS-LSI për të formuar qeverinë e re.
- Në mjediset e burgut të të miturve gjendet një qese me lëndë narkotike Durrës, 1 korrik, NOA - Një qese me drogë është gjendur në mjediset e Institucionit të Edukimit të Veprave Penale në lagjen 17 të Durrësit.
- Qëlloi me breshëri në mes të fshatit, i gjenden edhe dy automatikë në banesë Korçë, 1 korrik, NOA - Forcat e policisë së Korçës kanë arrestuar në flagrancë 70-vjeçarin Ramadan Qyrdeti, banor në fshatin Beçisht të Tepelenës, i dënuar më parë për veprën penale të "Prishjes së rendit dhe qetësisë publike".
- Festivali i verërave në Spanjë, derdhen 40.000 litra verë gjatë "luftimeve" Haro, 1 korrik, NOA - Plot 40 mijë litra verë janë derdhur pa kursim nga qytetarët që "laheshin" me të në shenjë gëzimi dhe hareje gjatë edicionit të radhës së Festivalit Tradicional të Verës, i cili u mbajt në qytetin Haro në veri të Spanjës.
- Kolumbi, 2 tonë drogë sekuestrohen në detin e Karaibeve, transporti me motoskaf Bogota, 1 korrik, NOA - Plot 2 tonë kokainë janë sekuestruar në një motoskaf i cili kishte si destinacion Amerikën Qendrore. Agjencitë e huaja bëjnë të ditur se ngarkesa prej rreth dy tonë kokainë është mundur të sekuestrohet në detin e Karaibeve.
- Totenham, Hamburgu e Arsenal, kërkojnë lojtarin shqiptar, Lorik Cana Londër, 1 korrik, NOA - Kapiteni i ekipit të Marsejës po kërkohet së tepërmi kohët e fundit nga ekipet e huaja, të cilat ka mundësi t'ia mbushin mendjen që të largohet nga Franca.
- Kthehen 307 policë serbë në Kosovë, EULEX përshëndet procesin e kthimit Prishtinë, 1 korrik, NOA - 307 policë serbë të Kosovës janë kthyer në vendet e tyre të punës, pak orë para se të përfundojë afati i fundit i dhënë nga autoritetet e Prishtinës, ndërsa 18 prej tyre kanë vendosur që të mos kthehen në shërbim.
- Tryeza: Gruevski të lirohet nga paragjykimet në raport me Kosovën Prishtinë, 1 korrik, NOA - Kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski duhet të lirohet nga paragjykimet në raport me Kosovën, në mënyrë që të ndërtohen marrëdhënie diplomatike me Kosovën.
- BE, Suedia merr sot presidencën e radhës pas Republikës Çeke Stokholm, 1 qershor, NOA - Suedia merr sot zyrtarisht presidencën e radhës të Bashkimit Evropian, të cilën do ta mbajë për gjashtë muaj me radhë pas dorëzimit të saj nga Republika Çeke.
- "Freedom House": Shqipëria ka dështuar përballë korrupsionit Uashington, 1 korrik, NOA - Organizata "Freedom House" në raportin e saj të fundit të publikuar me titullin "Vende në Tranzicion" pohon se Shqipëria ka pengesa serioze për demokratizimin e saj si edhe për rrugën drejt integrimin në Bashkimin Evropian.

