Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Tirana në kaos, fotot e rralla të makinave që mezi duken nga uji
English

Tirana në kaos, fotot e rralla të makinave që mezi duken nga uji

Tiranë, 2 Korrik NOAÂ Fotot Updated - Disa dhjetëra makina u zhdukën nën ujë në vendparkime të Tiranës, pemë janë shkulur dhe banesa e dyqane kanë pësuar dëme si pasojë e një tufani që përfshiu vendin pasditen e sotme kryeqytetin dhe pjesën tjetër të vendit.

Pas reve të mëdha që u grumbulluan ulët në qiellin e kryeqytetit, aty nga ora 15.00, pak minuta më vonë ka nisur një rrebesh që shumë qytetarë e cilësuan si tufan.

Era e fortë bënte që shiu të shndërrohej në shtrëngatë, kurse breshëri po ashtu bënte të vetën duke iu shtuar furtunës.

Në këto kushte, katet e para pësuan përmbytje thuajse të gjitha.

Parkimet nëntokësore po ashtu u përmbytën duke dëmtuar shumë automjete.

Rasti tipik, është ai që gjeni në fotot që shoqërojnë këtë shkrim dhe të tjera që i gjeni te rubrika GALERIA e faqes së NOA, ku në parkimin privat ngjitur me ETC, u përmbytën të gjitha makinat që gjendeshin aty.

Pronarët e automjeteve që kishin parkuar në parkimin privat pranë European Trade Center (ETC), u tmerruan nga pamjet e rralla dhe shumë prej tyre kanë konstatuar se depërtimi i ujit në pjesët motorike i ka nxjerrë jashtë përdorimit makinat e tyre, pjesa më e madhe cilësore dhe të shtrenjta.

Një shofer i cili më kot po përpiqej të nxirrte makinën e tij nga vendparkimi, ku mezi duket antena sipër mjetit, pohoi për agjencinë e lajmeve NOA se as që bëhet fjalë për dëmshpërblim.

Përkundrazi, pohon shoferi, punëtorët e parkimit po kujdesen që çdo makinë që arrin të dalë nga thellësia e ujit, të paguajë më parë orët e qëndrimit (100 lekë ora), dhe më tej të vazhdojë rrugën, qoftë dhe i tërhequr nga karrotresët.

e.l/NOA

KOMENTE