Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Tryeza: Gruevski të lirohet nga paragjykimet në raport me Kosovën
English

Tryeza: Gruevski të lirohet nga paragjykimet në raport me Kosovën

Prishtinë, 1 korrik, NOA - Kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski duhet të lirohet nga paragjykimet në raport me Kosovën, në mënyrë që të ndërtohen marrëdhënie diplomatike me Kosovën. Kështu tha nënkryetari i Unionit Socialdemokrat të Maqedonisë, Gordan Georgevski në tryezën për marrëdhëniet Kosovë-Maqedoni, që u mbajt në Prishtinë.

Marrëdhëniet e kohëve të fundit ndërmjet Kosovës dhe Maqedonisë, sipas Unionit Socialdemokrat të Maqedonisë, janë produkt i politikës qeveritare e jo i politikës presidenciale të Maqedonisë. Nënkryetari i Unionit Socialdemokrat të Maqedonisë, Gordan Georgevski tha se anashkalimi i presidentit të Kosovës në ditën e inaugurimit të presidentit Ivanov, është pasojë e mungesës së njohurive diplomatike të Ivanovit, i cili, sipas Georgijevskit, është i ri në politikë dhe lehtë ndikohet nga të tjerët. "Ivanov ende shihet si marionetë, i cili do të veprojë sipas kërkesave të qeverisë. Në ditën e inaugurimit të presidentit Ivanov ka mundur të funksionojnë dy skenarë - ose kabineti i presidentit është i papërvojë ose ai ka pasur një koordinim të fshehtë me kryeminsitrin Gruevski. Kryeministri Gruevski duhet të lirohet nga paragjykimet e tij, në raport me Kosovën në mënyrë që të ec përpara dhe të krijojë marrëdhënie diplomatike me Kosovën", ka thënë nënkryetari i Unionit Socialdemokrat të Maqedonisë, Gordan Georgevski Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ardian Gjini tha se për krijimin e marrëdhënieve të mira ndërmjet Kosovës dhe Maqedonisë nevojitet një kontribut i të dyja palëve. Socialdemokrati maqedonas, Gordan Georgevski, thotë se partia e tij është pro krijimit të marrëdhënieve të mira me Kosovën. Georgevski mendon se demarkacioni i kufirit midis Kosovës dhe Maqedonisë tanimë është tejkaluar dhe se më nuk paraqet problem për krijimin e marrëdhënieve diplomatike midis dy shteteve.

NOA-INA

KOMENTE