Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Frika nga gripi i derrave, ministria e Shëndetësisë rrit sasinë e Tamiflusë
English

Frika nga gripi i derrave, ministria e Shëndetësisë rrit sasinë e Tamiflusë

Tiranë, 7 korrik, NOA - Rritja e numrit të personave të prekur nga virusi A H1N1 në vendet fqinje me Shqipërinë, ka bërë që shëndetësia shqiptare të rrisë numrin e stokut të tamiflusë, medikamentit, që përdoret në rastin e prekjes nga gripi A, si dhe të jetë në gatishmëri të plotë për të përballuar çdo situatë.

Zëvëndësministri i Shëndetësisë Arben Ivanaj ka theksuar lidhur me një fakt të tillë se plani i masave nuk do të ndryshojë.

Sipas Ivanajt, vaksinat që po prodhohen nga 4 kompani farmaceutike, pritet të jenë gati në javën e tretë të gushtit.

Por specialistët ende janë të paqartë se cila do të jetë grupmosha më e rrezikuar për të përdorur këtë vaksinë.

Organizata Botërore e Shëndetësisë konfirmon se harta e botës është shtuar edhe me 5 vende të reja, në të cilat është konfirmuar prekja e banorëve me virusin A - H1N1 i cili shkakton edhe të ashtuquajturin "gripi i derrit", po për fat të mirë, Shqipëria nuk rezulton ende që të jetë e prekur prej tij.

Deri tani, sipas të dhënave janë konfirmuar rreth 90 mijë raste personash të prekur me këtë virus në mbarë botën.

Numri i rasteve të të infektuarve nga ky virus është rritur me 12.720 raste brenda 2 ditëve, ndërsa numri i vdekjeve ka arritur në 382, nga të cilat 50 raste të reja.

n.e/NOA

KOMENTE