Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Sot, gara e fundit e Maturës Shtetërore, 30 mijë nxënës në provimet me zgjedhje
English

Sot, gara e fundit e Maturës Shtetërore, 30 mijë nxënës në provimet me zgjedhje

Tiranë, 10 korrik, NOA - Sot është dita e fundit e provimeve të Maturës Shtetërore, ditë e cila përcakton në fakt edhe fituesit që pritet të ulen për vitin akademik 2009-2010 në auditoret e universiteteve publike.

Kjo pasi, maturantët duhet të kalojnë edhe provën e fundit, atë të provimeve me zgjedhje, të cilëve do t'iu nënshtrohen sot 30 mijë kandidatë për studentë në rang vendi.

Sipas Agjencisë së Vlerësimit dhe Arritjeve të Nxënësve (AVA) specialistët e ngujuar do të hartojnë rreth 12 teste, për lëndët matematikë, gjuhë shqipe, fizikë, kimi, biologji, histori, gjeografi, njohuri për shoqërinë, ekonomi, filozofi, anglisht, frëngjisht, italisht, gjermanisht, spanjisht. Këto teza do të përmbajnë pyetje me zhvillim dhe alternim. Ndërkaq, mësohet se maturantët brenda javës së ardhshme do të plotësojnë edhe formularin A2 për të renditur degët që ata preferojnë, duke i dhënë fund kështu procedurave.

n.e/NOA

KOMENTE