English

Aksident rrugor në Maminas, plagosen 2 persona

Durrës, 12 korrik NOA-Dy persona kanë mbetur të plagosur sot pasdite për shkak të një aksidenti rrugor në aksin Maminas-Manëz, 15 km larg qytetit të Durrësit. Â

Një makinë tip Golf me targë DR 9100 D, që drejtohej nga 35-vjeçari Fatbardh Osmani është përplasur me një motorr me targë TR 091 D i cili drejtohej nga një 18 vjeçarë.

Burime nga policia bëjnë të ditur se dy të rinjtë 18 vjeçari i cili drejtonte motorrin F.Bodinaku dhe bashkëmoshatari i tij M.Jashari të dy nga Tirana ishin drejtuar për në plazhin e Gjirit të Lalzit, ndërsa janë përplasur ballazi me autoveturën që ishte drejtuar për në Maminas.

Dy të plagosurit ndodhen në gjendje të rëndë për jetën dhe po marrin mjekim në Â spitalin rajonal të Durrësit.

Ndërsa drejtuesi i autoveturës është shoqëruar për në komisariatin e Durrësit.

m.i/NOA

Â

KOMENTE