Lajmet e datës 12 Korrik 2009
- Topi dekreton krijimin e seksioneve penale për gjykimin e të miturve Tiranë, 12 korrik NOA - Presidenti i Republikës, Bamir Topi dekreton krijimin e seksioneve penale për gjykimin e të miturve pranë gjykatave të rretheve gjyqësore.
- Numërohen në KQZ 7 nga 9 kutitë e Fierit, kryeson koalicioni i PS Tiranë, 12 korrik NOA UPDATE-Kanë përfunduar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, numërimi i 7 kutive që i përkasin qarkut të Fierit. Kur mbeten dhe dy kuti për tu numëruar, rezultati i deritanishëm i votave është 1576 për koalicionin e majtë "Bashkimi për Ndryshim dhe 1114 për koalicionin
- Vdes në Boston, koreografi i njohur Bujar Aliaj Boston, 12 korrik NOA-Është ndarë nga jeta koreografi i njohur shqiptar Bujar Aliaj. Aliaj vuante nga një sëmundje e rëndë dhe e pashërueshme prej së cilës mbylli sytë më 7 korrik në Boston të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
- Brazil, arrestohet gruaja e boksierit të vdekur, akuzohet si vrasëse San Paolo, 12 korrik NOA - Arrestohet në qytetin San Paolo të Brazilit gruaja e boksierit Gati e akuzuar për vrasjen e bashkëshortit. Sipas agjensisë së lajmeve ANSA, trupi i boksierit brazilian u gjet në një hotel të Porto de Galinha në Brazil, vend ku çifti kishte kaluar pushimet.
- Aeroporti i Prishtinës , përurohet qendra e re VIP Prishtinë, 12 korrik NOA-Është përuruar sot në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, Qendra Protokollare për Persona të Rëndësishëm, apo VIP- qendra, e cila do të shërbejë për zyrtarët e lartë të qeverisë së Kosovës, diplomatët vendorë dhe të huaj, delegacione të ndryshme si dhe për personalitetet
- Fieri në KQZ, mbyllet numërimi i qendrës 3116, kryeson PS Tiranë, 12 korrik NOA UPDATE-Në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve ka përfunduar numërimi i QV-së 3116, të KZAZ-së 19 të Fierit. Nga numërimi i kryer rezulton në avantazh Partia Socialiste me 305 vota, më pas vijnë Partia Demokratike 94 vota, Lëvizja Socialiste për Integrim 48 vota dhe PDI 4 vota.
- OSBE për zgjedhjet, kongresmeni amerikan kundër: Ishin transparente Kongresmeni amerikan Ellsi Hestings, i cili ishte në Shqipëri me misionin e vëzhguesve të OSBE-së, thotë në një intervistë për Zërin e Amerikës, se si anëtare e NATO-s, Shqipëria ka bërë një hap të rëndësishëm përpara dhe transparenca e përgjegjshmëria ishin një pjesë shumë e rëndësishme e procesit
- Topi dhe Sejdiu në Ohër, me ftesë të presidentit maqedonas Ivanov Ohër, 12 korrik NOA-Presidenti i Republikës , Bamir Topi u nis sot në krye të një delegacioni zyrtar për të marrë pjesë në hapjen solemne të Â Festivalit Veror që mbahet në Ohër, me ftesë të Presidentit të Republikës së Maqedonisë, Gjorgje Ivanov.
- KQZ pranon ankesën e PD: OK numërimit të KZAZ nr.19 Fier Tiranë, 12 korrik NOA-Komisioni Qendror i Zjedhjeve i ka dhënë të drejtë kërkesës së depozituar nga PD për numërimin e votave në KZAZ nr.19 në Fier.
- Qyteti Aquila në Itali goditet sërish nga tërmeti, s'ka dëme Aquila, 12 korrik NOA-Rikthehen lëkundjet e tërmetit në qytetin  Aquila të Italisë,  por kësaj here fatmirësisht pa shkaktuar dëme. Sipas agjensisë italiane të lajmeve ANSA, dy lëkundjet e tërmetit u regjistruan përkatësisht në orën 13:32 dhe 16:11 me magnitudë 2.
- Fieri në KQZ, rinis numërimi i kutive të mbetura Tiranë, 12 korrik NOA - Komisionet e posaçme të numërimit në KQZ kanë përfunduar  numërimin e votave të tre kutive që i përkasin KZAZ nr.18 të qarkut të Fierit ndërkohë që ka nisur numërimi i kutive të mbetura që i përkasin po këtij qarku.
- Aksident rrugor në Maminas, plagosen 2 persona Durrës, 12 korrik NOA-Dy persona kanë mbetur të plagosur sot pasdite për shkak të një aksidenti rrugor në aksin Maminas-Manëz, 15 km larg qytetit të Durrësit.
- Tmerri i banorëve të Komotinisë në Greqi, kapet shqiptari që vidhte makina Komotini, 12 Korrik NOA - Një i ri shqiptar që kishte shkuar në Greqi që të jetojë si emigrant, duket se nuk e kishte çarë dot me punë, ndaj ka vendosur të merret me atë që i vinte më shumë doresh, plaçkitje.
- Ekspozohen për herë të parë, letrat intime të Van Gogh Nga Maev Kennedy* Letrat delikate, në të cilat piktori Vincent van Gogh ka zbuluar gjendjen e dyshimtë financiare dhe të shëndetit të tij mendor, do të ekspozohen dimrin e ardhshëm në Akademinë Mbretërore.
- Tragjedia, Berisha viziton familjet Shkoza: T'u sigurohet ushqimi dhe strehimi Ersekë, 12 korrik NOA - Kryeministri Sali Berisha ka vizituar sot paradite, familjet e vëllezërve Shkoza në Ersekë, të cilët humbën dy djemtë e tyre Shpëtim dhe Fatjon Shkoza, në tragjedinë e para pak ditëve në një godinë ish-shtetërore ku nxirrnin bukën e gojës duke mbledhur skrap për shitje.
- Kërkesa e re e PS: Duam rinumërim publik votash, në disa qarqe Tiranë, 12 korrik NOA - Partia Socialiste kërkoi sot rinumërim të votave, publikisht, për disa rajone të vendit, si Fier, Berat, Shkodër, Tiranë etj.
- Tragjedi në Vlorë, mbyten në dallgë atë e bijë, rëndë dy të tjerë Vlorë, 12 Korrik NOA - Tragjedi me dy të vdekur në Vlorë, pasi natë e bijë të një familjeje nga Fieri, u mbytën duke u larë në detin Jon. Ngjarja i mori jetën 40-vjeçarit Kudret Çepele dhe vajzës së tij 15-vjeçare Erisona, ndërkohë që në spital për shkak të lëndimeve përfunduan dhe pjesëtarët
- Berisha nuk i ndahet turit "Shqipëria po ndryshon", bën përurime në juglindje Pogradec, 12 Korrik NOA - Kryeministri Sali Berisha ka vendosur mesa duket që këtë verë të mos e njohë pushimin si nocion për t'u zbatuar tek vetja e tij por edhe kabineti qeveritar.
- Dënuar me 3 vjet burg e 40 mijë USD gjobë, kapet pasi del nga burgu grek Gjirokastër, 12 Korrik NOA - Dhe telashet nuk kanë të sosur për një 31-vjeçar nga Kuçova, i cili me të përfunduar ditët e errëta të burgut në Greqi, ka përfunduar në prangat e policisë shqiptare, që nesër, pritet ta dërgojë në një tjetër qeli, këtë radhë në vendlindje.
- Mes Krizës dhe Stabilitetit LSI i jep një goditje polarizimit ekstrem politik e social të shoqërisë krijuar nga konfliktualiteti politik. Impakti i tij do të jetë tepër paqtor e pajtues, por do të kontribuojë edhe në gjykimin e politikës jo nga këndvështrimi pasionant e i paragjykuar, por nga vlerësimi racional mbi bazën e performancës
- Boksieri Felix Sturm mbetet kampion bote në kategorinë e mesme Nurburgring, 12 Korrik NOA- Boksieri profesionist nga Leverkuseni Felix Sturm mbetet kampion bote në kategorinë e mesme, njoftoi sot, radio Dojçe Vele.
- Shpërthim tritoli në Fier, dëmtohet banesa e familjes Toska Fier, 12 korrik NOA - Një banesë është dëmtuar në qytetin e Fierit pasi persona që ende nuk janë identifikuar lëshuan një sasi lënde plasëse e cila dha efektin e pritshëm.
- Obama: Talebanët janë zmbrapsur, por ende ka punë për të bërë Uashington, 12 Korrik NOA - Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barak Obama, ka bërë një bilanc pozitiv të vizitës së tij të parë zyrtare në Afrikë në postin e presidentit amerikan.
- Lajmet e rreme, si po sulmojnë partitë dhe institucionet shqiptare Tiranë, 12 korrik NOA - Ajo që në botë, ka ndodhur rëndom prej vitesh, por mbi bazën e masave të larta të sigurisë po rrallohet gjithnjë e më tepër, në Shqipëri tani po kthehet në modë.
- Njoftim nga Aeroporti Ndërkombëtarë i Prishtinës Te nderuar gazetarë dhe media Jeni të ftuar që të merrni pjesë të dielën në ceremoninë e përurimit të Qendrës Protokollare për persona me rëndësi të veçantë- VIP, në Aeroportin Ndërkombëtarë të Prishtinës.
- Vjen dhe Republika Domenikane, ja 62 shtetet që kanë njohur pavarësinë e Kosovës Prishtinë, 12 korrik NOA - Republika Dominikane njohu pavarësinë e Republikës së Kosovës, duke u bërë kështu vendi i 62-të që njeh shtetin e ri. Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës, tha për agjencinë NOA se mori një letër nga sekretariati i Republikës Domenikane për Marrëdhëniet me Jashtë
- Presidenti shpall dekretin për ndarjen territoriale të 6 Gjykatave të Apelit Tiranë, 12 korrik NOA - Presidenti i Republikës, Bamir Topi shpalli dekretin për caktimin e kompetencave tokësore dhe të qendrës së ushtrimit të veprimtarisë së Gjykatave të Apelit.

