Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ekspozohen për herë të parë, letrat intime të Van Gogh
English

Ekspozohen për herë të parë, letrat intime të Van Gogh

Nga Maev Kennedy*

Letrat delikate, në të cilat piktori Vincent van Gogh ka zbuluar gjendjen e dyshimtë financiare dhe të shëndetit të tij mendor, do të ekspozohen dimrin e ardhshëm në Akademinë Mbretërore.

Ato do të prezantohen pranë pikturave që janë bërë ndër më të shiturat në shekullin XX. Ekspozita e Royal Academy, e cila do të hapet në janar të vitit të ardhshëm, do të jetë ekspozita e parë e madhe e veprave të Van Gogh-ut në Britani në 40 vitet e fundit dhe e para që do t'i sjellë së bashku veprat e njohura me letrat e artistit, të cilat japin të dhëna të dukshme të jetës dhe mendimeve të tij.

Një prej momenteve të shumta prekëse në korrespodencat - të përshkruara nga kuratorja Ann Dumas si "unike" në mesin e letrave të artistit - shfaqet në qershor të vitit 1888, kur Van Gogh sjell ndërmend se, madje edhe që ka mbetur me 50 frangat e fundit, të fitosh para është e thjeshtë. "Fatmirësisht, është shumë e lehtë të shesësh llojin e duhur të pikturave në vendin e duhur, zotërisë së duhur", shkruan ai. "Duhet vetëm të shkosh në rrugën Rue de la Paix - atje shëtitë, vetëm për këtë arsye, adhuruesi i mirë i artit." Tragjedia ka qenë se në dhjetë vitet e Van Gogh-ut si artist profesionist, adhuruesit e artit nuk do të preknin pikturat e tij. Ai ia ka shitur vetëm një pikturë motrës se një miku. Dhe megjithëse ëndërronte të subvenciononte piktorët tjerë për ta ndjekur nga zhuli i Parisit deri te drita flakëruese e Provencës, vetëm një piktor, Paul Gaugin, i ishte përgjigjur - me pasoja shkatërrimtare. Letrat ndriçojnë dritë fascinuese në veprën e tij. Një sjell një përshkrim të zymtë për motrën e tij; tjetra është e skicuar me qiparisa, e cila i është dërguar vëllait të tij shumë të vuajtur Theo, ku përshkruan se si luftonte për të pikturuar me gjethe të ngrysura. Një qift i letrës dhe pikturës mund të jetë vepra e tij e fundit, e kryer pak ditë para vdekjes së tij: mesazh i gëzueshëm për vëllanë e tij Theo, me një skicë me fusha të grurit nën retë e fryra, dhe piktura ‘Wheatfield with Crows', në të cilën depërton drita. Letrat e Van Gogh-ut janë shkruar në pjesë të vogla të letrës së lirë dhe janë ekspozuar rrallë, pasi që janë shumë të brishta. Muzeu Van Gogh në Amsterdam është duke huazuar 35, bashkë me disa piktura. "Këto letra janë më të afërtat që na e shfaqin Van Gogh-un si person," ka thënë Axel Ruger, drejtor i muzeut.

Ekspozita koincidon me bursën monumentale të muzeut të Amsterdamit. Pas pesëmbëdhjetë viteve punë, të gjitha letrat e mbijetuara do të botohen të transkriptuara dhe në faksimile, bashkë me shënimet që zbulojnë secilin person dhe ngjarje historike të përmendur, ilustrimet e secilës skicë dhe detaje të secilës vepër nga artistët tjerë që i referohen Van Gogh-ut. Letrat do të botohen në gjashtë vëllime, me rreth dy mijë faqe, në gjuhën holandeze, frënge dhe angleze. Por në të njëjtën kohë i tërë arkivi do të vendoset falas online.

(*) "The Guardian"

KOMENTE