Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Fieri në KQZ, rinis numërimi i kutive të mbetura
English

Fieri në KQZ, rinis numërimi i kutive të mbetura

Tiranë, 12 korrik NOA - Komisionet e posaçme të numërimit në KQZ kanë përfunduar  numërimin e votave të tre kutive që i përkasin KZAZ nr.18 të qarkut të Fierit ndërkohë që ka nisur numërimi i kutive të mbetura që i përkasin po këtij qarku.

Pasditen e së djelës në KQZ ka rinisur sërish numërimi për 7 kutitë e tjera që i përkasin KZAZ nr 19, 20 e 22 të qarkut të Fierit.

Nga numërimi i  kutisë nr 3027 të KZAZ nr 18 e Qarkut të Fierit rezulton se PS është në avancë me 134 vota, PD 88 vota dhe LSI 14 vota.

PS pretendon se numërimi i kutive të mbetura në këtë qark do t'i japë asaj mandatin e 9 në Fier.

Procesi i numërimit të votave në KQZ u bë pas miratimit të kërkesës për ankimim të rezultatit të 28 qershorit, depozituar nga Partia Socialiste.

Një kërkesë të tillë për ankimim ka depozituar dhe Partia Demokratike.

b.a/NOA

KOMENTE