Lajmet e datës 15 Korrik 2009
- Studentët shqiptarë konkurrojnë në Programin e SHBA, Junior Achievement Albania Tiranë, 15 Korrik NOA - Nëpërmjet një forme të simulimit art-biznes, studentët shqiptarë janë duke testuar aftësitë e tyre në drejtimin e një biznesi.
- Berisha: Rritja ekonomike 6 për qind, ogur i mbarë për Shqipërinë Tiranë, 15 Korrik NOA - Kryeministri Sali Berisha tha sot gjatë mbledhjes së Këshillit të Ministrave se ekonomia shqiptare i rezistoi pasojave të krizës ekonomike botërore dhe tremujori i parë dhe më i vështirë i vitit, shënoi një rritje ekonomike prej 6 për qind sikundër tha dje INSTAT.
- Firmat e ndërtimit që s'kanë përfunduar 70% të kontratës së mëparshme, nuk marrin më pjesë në tenderë Tiranë, 15 Korrik NOA - Qeveria vendosi sot që kompanitë e ndërtimit nuk do të kenë të drejtë të marrin pjesë në tender për punë publike, në rast se nuk kanë përfunduar 70 për qind të kontratës së mëparshme.
- Berisha, "leksion" kolegëve të botës: Bënë lëvizje antikrizë pasi ne i hodhëm në "treg" Tiranë, 15 Korrik NOA - Kryeministri Sali Berisha u ka bërë një "leksion" me nota realiste kolegëve botërorë, kur përmendi fakte që lidhen me masat antikrizë nëpër botë, por që në Shqipëri, u aplikuan për të zhvilluar më tej ekonominë.
- PD: Edi Rama nën përçartje skizoide, ka mbetur vetëm me Nard Ndokën Tiranë, 15 Korrik NOA - Partia Demokratike reagoi para pak minutash mbi deklaratën e z.Edi Rama, kryetar i Partisë Socialiste, i cili kritikoi vendimet e KRRTRSH për park industrial në Porto Romano dhe investime të tjera në vend.
- Kreu i PS, komenton deklaratat e Oli Ren për heqjen e vizave me Shqipërinë Tiranë, 15 Korrik NOA - Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama ka komentuar sot deklaratat e Oli Ren mbi heqjen e vizave Shqipërisë për në vendet e BE, në një kohë të mëvonshme, e pritshme në vitin 2010, duke vlerësuar se PS e kishte paralajmëruar.
- Hidhet nga kati i dytë i banesës, gjen vdekjen në spital Tiranë, 15 Korrik NOA - Një 55-vjeçar ka humbur luftën me vdekjen, pak ditë pasi kreu akt vetëvrasjeje, në rrethana të gjendjes së rënduar mendore.
- Komiteti i Helsinkit: Dhuna në policinë e Tepelenës, një akt i shëmtuar Tiranë, 15 Korrik NOA - Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KSHH), dënoi ashpër sot, ngjarjen e para pak ditëve në Tepelenë ku në komisariatin e këtij rrethi, u denoncua dhuna ndaj një qytetari.
- Njoftim nga Këshilli Bashkiak Tiranë Bazuar në ligjin Nr.8652, datë 31.07.2000 "Për organizimin dhe funksionimin e qeverisjes vendore", neni 26, njoftoj thirrjen e mbledhjes së Këshillit Bashkiak, ditën e Premte, datë 17.
- Aksident me vdekje në rrugën Korçë-Devoll, humb jetën 56-vjeçari Korçë, 15 Korrik NOA - Një burrë ka gjetur vdekjen pasi u përfshi në një aksident, autori i dyshuar i të cilit u arrestua nga policia e Korçës.
- Edi Rama: Nuk i njohim vendimet e KRRTRSH për parqet energjetike Tiranë, 15 korrik NOA - Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama, ka dalë sot për herë të parë pas zgjedhjeve për një argument të ndryshëm nga ai elektoral, duke u fokusuar në vendimet e qeverisë dhe KRRTRSH-së.
- Bexhet Pacolli, uron Kryeministrin për mandatin e dytë qeverisës Tiranë, 15 Korrik NOA - Kryetari i Partisë Aleanca Kosova e Re, Behgjet Pacolli, ka uruar Kryeministrin Sali Berisha dhe Partinë Demokratike për fitoren e zgjedhjeve parlamentare.
- Skandal, Leka Zogu uron Berishën si "Mbret i Shqiptarëve" Tiranë, 15 Korrik NOA - Lajthitja e radhës nga ajo që nga Leka Zogu dhe i biri, me aq pasion quhet Mbretëria Shqiptare. Leka Zogu ka uruar sot Kryeministrin Sali Berisha për fitoren e zgjedhjeve parlamentare.
- Barrot e Rehn: Shqipëria nuk përfiton heqjen e vizave me BE. Shkaku, kufijtë dhe pasaportat Bruksel, 15 korrik, NOA Update - Shqipëria dhe Bosnja nuk përfitojnë nga regjimi i lehtësuar i vizave me Bashkimin Evropian. Strukturat evropiane kanë shtyrë për dias muaj të tjerë procedurat me këto dy vende për të përfituar nga heqja e vizave.
- Publikohet libri, Majkëll Xhekson ka pasur dy dashnorë Edhe pas vdekjes, nuk reshtin publikimet në media për të ndjerin Majkëll Xhekson, duke nxjerrë sipas tyre, fakte që lidhen me jetën e tij private.
- Papunësia në SHBA nuk ka shenja të uljes, madje po shënon ende rritje Uashington, 15 korrik, NOA - Papunësia në Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk po tregon asnjë shenjë zbutje të saj, madje po rritet akoma edhe më tepër.
- Presidenti i ri i Parlamentit Europian Jerzy Buzek, pro Ballkanit në BE Strasburg, 15 korrik, NOA - Menjëherë pas zgjedhjes së tij në krye të Presidencës së Bashkimit Evropian, ish- kryeministri polak, Jerzy Buzek ka pohuar se ai është pro hyrjes së Ballkanit në strukturat evropiane.
- Banka Botërore: Kriza ekonomike, emigrantët do të dërgojnë më pak para Uashington, 15 korrik, NOA - Të ardhurat që vendet e varfra sigurojnë nga emigracioni, kanë për të pësuar një rënie të dukshme gjatë këtij viti për shkak të krizë financiare që ka mbërthyer botën.
- Serbia nis në Preshevë aksionin "për ndërprerjen e armatimit të shqiptarëve" Preshevë, 15 korrik, NOA - Policia e Serbisë ka nisur sot në mëngjes në Preshevë një aksion, për siç thuhet, "ndërprerjen e kanaleve të armatimit ilegal të grupeve terroriste shqiptarë".
- Operacioni izraelit në Gaza, me vrasje ndaj civilëve që mund të ishin shmangur Gaza, 15 korrik, NOA - Një grup ushtarësh izraelitë të cilët morën pjesë në operacionin kundër militantëve të Hamasit në Rripin e Gazës në janar të këtij viti, thonë se gjatë këtij operacioni ka pasur abuzime të shumta të civilëve, disa prej të cilave mund të konsiderohen si krime lufte.
- Komisioni Qendror Zgjedhor shqyrton sot ankimimet e PS për qarkun e Shkodrës Tiranë, 15 korrik, NOA - Komisioni Qendror Zgjedhor ka caktuar që në mbledhjen e tij të sotme të marrë në shqyrtim ankimimet e paraqitura pranë tij për qarkun e Shkodrës.
- Kupa Champions League, Tirana sot ndeshet me ekipin kampion të Norvegjisë Tiranë, 15 korrik, NOA - Në kuadër të turit të dytë eleminator të kampionatit të futbollit "Uefa Champions League", sot pritet që ekipi i Tiranës, të ndeshet me ekipin kampion të Norvegjisë "Stabaek IF".
- Kriza ekonomike e botës, shtëpitë publike në Gjermani po ofrojnë ulje çmimi Berlin, 15 korrik, NOA - Edhe shtëpitë publike kanë filluar të jenë mjaft të ndjeshme ndaj rënies ekonomike që ka pushtuar gjithë botën. Si për t'i "kuptuar" problemet që kanë pushtuar njerëzit, të tilla në Gjermani kanë nisur të ofrojnë ulje çmimi.
- Djeg kasollen e bagëtive të fshatarit, rrezikon që t'i djegë edhe shtëpinë Përmet, 15 korrik, NOA - Në rajonin e Policisë së Përmetit ka mbërritur një telefonatë se në fshatin Vinokash, një person ka djegur kasollen e bagëtive të një bashkëfshatari të tij.
- Përplasen me një makinë me targa kosovare, plagosen tre policë të grupit të gatshëm Pukë, 15 korrik, NOA - Tre policë nga rrethi i Pukës kanë mbetur të plagosur pasi automjeti në të cilin ata ndodheshin, është përplasur me një makinë me targa të Kosovës.
- Kriza ekonomike e botës, shtëpitë publike në Gjermani po ofrojnë ulje çmimi Berlin, 15 korrik, NOA - Edhe shtëpitë publike kanë filluar të jenë mjaft të ndjeshme ndaj rënies ekonomike që ka pushtuar gjithë botën. Si për t'i "kuptuar" problemet që kanë pushtuar njerëzit, të tilla në Gjermani kanë nisur të ofrojnë ulje çmimi.
- Aksidentohen tre shokë, po festonin mbrëmjen e maturës. Njëri vdes, dy në gjendje të rëndë Durrës, 15 korrik, NOA - Askush nuk e kishte menduar se dita e festës së maturës, kishte për të qenë edhe ndoshta e fundit për ndonjërin prej tyre.
- Gjendet arsenal armësh me 1 automatik, 4 arka me fishekë, 30 granata Delvinë, 15 korrik, NOA - Një arsenal i vërtetë armësh është mundur të gjendet nga forcat e policisë së Devlinës në fshatin Llakopin të këtij rrethi.
- Operacioni "Topografi", policia kap poseduesin e një parcele me hashash Durrës, 15 korrik, NOA - Në kuadër të operacionit të koduar "Topografi", i cili ka si qëllim zbulimin dhe asgjësimin e bimëve narkotike, si dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve të këtyre veprave penale, nga forcat e policisë së Durrësit është
- BE sot propozon zyrtarisht heqjen e vizave me Malin e Zi, Serbi e Maqedoninë Bruksel, 15 korrik, NOA - Bashkimi Evropian sot propozon zyrtarisht heqjen e vizave me Serbinë, Maqedoninë dhe Malin e Zi. Në një mbledhje të posaçme që do të zhvillohet në Bruksel, do të jenë komisionerët evropianë Jacque Barrot dhe Oli Rehn ata që do të propozojnë sot në Bruksel futjen e Malit të
- Maqedonia me 100.000 armë të paligjshme në qarkullim Shkup, 15 korrik, NOA - Posedimi i një sasie të madhe të armëve ilegale nga popullsia civile në Maqedoni, është vlerësuar si shkaku kryesor për paraqitjen në shoqëri të dukurive devijuese si dhuna, vrasjet dhe grabitjet e bankave.

