Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Edi Rama: Nuk i njohim vendimet e KRRTRSH për parqet energjetike
English

Edi Rama: Nuk i njohim vendimet e KRRTRSH për parqet energjetike

Tiranë, 15 korrik NOA - Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama, ka dalë sot për herë të parë pas zgjedhjeve për një argument të ndryshëm nga ai elektoral, duke u fokusuar në vendimet e qeverisë dhe KRRTRSH-së.

Rama foli për Parkun Energjetik në Durrës të cilin tha se gjendet mbi një tokë që zien nga konfliktet e pronësisë.

Po ashtu, ai kritikoi "serinë e fabrikave të çimentos" që tha se "do të nxijnë jetën e qytetarëve të Lezhës e të Shkodrës, duke i dhënë fund çdo ëndrre për turizëm të standardeve të shekullit të ri në ato territore ku, paralelisht me industritë e papranueshme për Evropën e Bashkuar, po nxiten edhe të ashtuquajtura studime urbanistike pa asnjë lloj vizioni e kriteri tjetër veç përfitimit të menjëhershëm në dëm të të ardhmes".

Edi Rama paralajmëroi këtu se "nuk do t'i njohim vendimet e Sali Berishës që i mohojnë Durrësit, Lezhës, Shkodrës e, në fakt, gjithë Shqipërisë, të drejtën e një zhvillimi të qëndrueshëm e të shëndetshëm për sot e për brezat që do të vijnë".

Rama paralajmëroi edhe se "nuk do t'i njohim zgjedhjet e 28 qershorit në rast se nuk do të na njihet e drejta jonë demokratike e ligjore, për të gjitha kontestimet tona të pamohueshme".

Në deklaratën e tij për mediat, Edi Rama nuk kurseu as epitetet e radhës për kryeministrin, duke e cilësuar atë, arrogant, injorant dhe dallkauk primitiv i cili sipas Ramës, "i hapi rrugë zhvillimit të disa projekteve tejet të dëmshme për vendin".

e.l/NOA

Lexoni reagimin e PD:

PD: Edi Rama nën përçartje skizoide, ka mbetur vetëm me Nard Ndokën

KOMENTE