English

Sot KQZ i kalon Kolegjit Zgjedhor ankimimet për rezultatin e zgjedhjeve

Tiranë, 20 korrik, NOA - Bashkë me shqyrtimin e ankimimit të Partisë për Drejtësi dhe Integrim për qarkun e Beratit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve gjatë mbledhjes së sotme pritet të zyrtarizojë edhe vendimin për transferimin e të gjitha ankesave të partive ndaj Kolegjit Zgjedhor.

Sipas të dhënave pranë KQZ-së për agjencinë e Lajmeve NOA, ky kolegj i përbërë nga anëtarët Dhurata Haveri, Sashenka Jonuzi, Astrit Kalaja, Meriban Mullaj, Marie Qirjazi, Entela Prifti, Tom Ndreca dhe Petraq Koço do të nisë procesin e tij fillimisht me shqyrtimin e ankimimit të Partisë Demokratike për qarkun e Fierit.

Duke vijuar më pas me ato të Partisë Socialiste dhe asaj Konservatore.

Demokratët nga ana e tyre kanë kërkuar të shpallen të pavlefshme disa qendra votimi në qarkun e Fierit, si edhe vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për tabelën përfundimtare.

Ndërsa selia rozë ka depozituar deri tani tre ankesa, përsa u përket mandateve të Shkodrës, Beratit dhe Fierit.

Në qarkun e Beratit kërkon rinumërim të fletëve të pavlefshme të cilat mund ti japin

deputetetin e pestë, ndërsa kërkon gjithashtu shplljen e pavlefshme të votimit në zonën Ruzhdie të Fierit dhe disa qëndra në Shkodër.

n.e/NOA

KOMENTE