Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kolegji Zgjedhor nis seancat mbi ankesat e partive për zgjedhjet
English

Kolegji Zgjedhor nis seancat mbi ankesat e partive për zgjedhjet

Tiranë, 21 korrik, NOA - Kolegji Zgjedhor, i ngritur pranë Gjykatës së Apelit në Tiranë, nis sot seancat e shqyrtimit të ankimimeve të partive politike mbi rezultatet zgjedhore të shpallura prej Komisionit Qendror Zgjedhor në disa qarqe të vendit.

Sipas kodit zgjedhor, palët kishin mundësi që brenda 5 ditëve të paraqisin pretendimet e tyre pranë Kolegjit Zgjedhor dhe tashmë, ky ka në dispozicion 10 ditë për t'i shqyrtuar ato.

Deri tani, partitë politike të cilat janë ankuar zyrtarisht pranë Kolegjit me kërkesat e tyre janë Partia Demokratike, Partia Socialiste, Partia për Drejtësi dhe Integrim dhe Partia Konservatore.

Sipas të dhënave pranë KQZ-së për agjencinë e Lajmeve NOA, ky kolegj i përbërë nga anëtarët Dhurata Haveri, Sashenka Jonuzi, Astrit Kalaja, Meriban Mullaj, Marie Qirjazi, Entela Prifti, Tom Ndreca dhe Petraq Koço do të nisë procesin e tij fillimisht me shqyrtimin e ankimimit të Partisë Demokratike për qarkun e Fierit.

Së bashku, ato kontestojnë vendimet e KQZ lidhur me rezultatet e disa KZAZ-ve në Qarqet e Fierit, Beratit, Tiranës dhe Shkodrës.

n.e/NOA

KOMENTE