Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Berisha për sistemin e vaditjes: Ju projektet, qeveria paratë
English

Berisha për sistemin e vaditjes: Ju projektet, qeveria paratë

Tiranë, 23 korrik NOA - Kryeministrit, Sali Berisha drejtoi sot mbledhjen e Grupit të Punës për Vaditjen, ku u diskutuan hapat e mëtejshëm dhe mënyrat më efiçente në hartimin e projekteve për të vendosur sistemin më të mirë dhe më bashkëkohor të vaditjes në vend.

Në hapje të këtij takimi, Kryeministri u shpreh se problemi i vaditjes përbën një problem që ai e konsideron shumë jetik për vendin dhe se qeveria ka vendosur që këtë katërvjeçar të ketë një përqendrim mbi zgjidhjen e këtij problemi, duke vendosur sistemin më të mirë, më bashkëkohor dhe efiçent të vaditjes.

"Për këtë çështje, është i nevojshëm hartimi i menjëhershëm i një plani veprimi. Nga Ministria e Bujqësisë është punuar një projekt për vaditjen, por është me rëndësi që projekti të rishqyrtohet për të përcaktuar zgjidhjen më të mirë afatgjatë e bashkëkohore të këtij problemi.

Ne duhet të synojmë një sistem vaditjeje afatgjatë, tërësisht bashkëkohor, të përshtatur sipas rretheve, sipas kushteve dhe specifikave. Ky duhet të jetë qëllimi ynë kryesor. Çështja është që të kemi një projekt të qartë, i cili saktëson se cilën formë vaditjeje do të organizojmë në secilën prej zonave të vendit dhe pastaj të procedojmë. Është jashtëzakonisht e rëndësishme që të kemi sa më shumë projekte", tha kryeministri.

"Ju projektet, qeveria paratë", për një pjesëmarrje të gjerë të pushtetit vendor në projektet mbi vaditjen në zonat e tyre.

Kryeministri theksoi se shumë shpejt do të organizohet një tryezë e gjerë me përfaqësuesit vendorë, ku të rrihen mendime mbi sistemin e vaditjes në vend.

"Duhet të studiojmë të gjitha mundësitë dhe të jemi shumë agresivë në çështjen e vaditjes në vend. Projekti i vaditjes mund të jetë projekti më i kushtueshëm, por ne duhet të përqendrohemi plotësisht në këtë aspekt. Rritja e prodhimit bujqësor është një nga drejtimet më të rëndësishme për rritjen e prodhimit në tërësi në këtë vend. Ky vend mund dhe duhet të ekzistojë si vend prodhues, sepse i ka të gjitha mundësitë për të prodhuar çdo gjë dhe një ndër to është bujqësia, krahas faktit që ky është një kusht përcaktues për të dalë nga varfëria dhe për ta luftuar atë,"Â tha Berisha.

k.k/NOA

KOMENTE