Lajmet e datës 23 Korrik 2009
- Balkani në BE, kryeministri malazez: E vetmja rrugë për stabilitetin  Podgoricë, 23 korrik NOA-"Stabiliteti i Ballkanit Perëndimor do të rrezikohej po që se shteteve të këtij rajoni nuk u lejohet anëtarësimi në Bashkimin Evropian".
- Një i ri shqiptar, denoncohet për sulm me thikë ndaj të miturës greke Athinë, 23 Korrik NOA - Një i ri shqiptar është arrestuar nga policia greke pasi akuzohet se ka sulmuar me thikë në banesën e saj, një vajzë të mitur helene.
- Zbulohet banda që grabiste bankat greke, kapoja, vrasës i '97-ës në Shqipëri Athinë, 23 Korrik NOA - Një bandë kriminale e cila prej mëse nëntë muajsh merrej me grabitje të dhunshme të bankave, supermarketeve dhe shërbimeve postare, është zbuluar dhe shkatërruar pjesërisht sot nga policia greke në Athinë.
- Pandemia e gripit të derrit, Berisha:Do ta blejmë menjëherë vaksinën Tiranë, 23 korrik NOA-Kryeministri Sali Berisha deklaroi sot se qeveria është e përgatitur me të gjitha kapacitetet e nevojshme për të përballuar me sukses të plotë një përhapje të mundshme të gripit të derrave në Shqipëri.
- Vrasja mafioze e shqiptarit në Itali, vrasësit e Ilir Krypit ende të lirë Xhenova: Policia italiane ende nuk ka mundur të vërë në pranga të dyshuarit e vrasjes që ndodhi mbrëmjen e 19 korrikut ditë më parë në Xhenova të Italisë ku u ekzekutua me plumb në gojë një ish i burgosur që kishte bashkëpunuar me drejtësinë italiane.
- Bashkëpunimi ndërkufitar, Gostivari e Pogradeci firmosin memorandumin Pogradec, 23 korrik NOA-Komuna e Gostivarit dhe Bashkia e Pogradecit nënshkruajnë memorandum për bashkëpunim reciprok ndërkufitar mes Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Shqipërisë.
- Angli, pandemia e gripit të derrit dyfishon numrin e të prekurve  Londër, 23 korrik NOA-Dyfishohet në Angli numri i të infektuarve nga gripi i derrit AH1N1. Agjensia angleze e lajmeve Reuters, njoftoi sot se ky numër ka shkuar në 100 mijë persona.
- Mesina: Turizmi në Shqipëri, si një "Ferrari" që ecën shumë ngadalë Tiranë, 23 Korrik NOA - "Të bësh fushatë publicitare, nuk është rruga e duhur për të rritur Shqipërinë. Është njëlloj sikur një person që e di se vuan nga stomaku, të shkojë për të blerë një veshje të bukur, por shëndeti do të vazhdojë të vuajë".
- Maqedonia në BE, Oli Ren i tërheq vëmendjen Shkupit: Pa reforma s'ka anëtarësim Shkup, 23 korrik NOA-Komisioneri për zgjerim në Bashkimin Evropian Oli Ren deklaroi sot në Shkup se data për fillimin e negociatave me BE-në, varet nga përmbushja e tetë kushteve të rekomanduara nga Komisioni Evropian në raportin e vitit 2008.
- Ndryshimet e klimës, OKB: Duhen 10 mln USD për hartimin e masave  Washington, 23 korrik NOA-Rreth 10 milionë dollarë është fondi që do i duhet vendeve të pasura për të hartuar planet për ndryshimin e klimës.
- Kolegji Zgjedhor rrëzon kërkesën e PD e PDI-së për pavlefshmërinë në Fier Tiranë, 23 korrik NOA - Kërkesa e Partisë Demokratike dhe PDI-së për procesin zgjedhor në Fier është rrëzuar sot nga Kolegji Zgjedhor. Mësohet se dy partitë kishin lëshuar në kërkesë padi ku kërkonin pavlefshmëri të rezultatit në 3 qendra votimi në Fier.
- Gripi i derrave, të gjitha këshillat për ta mbajtur larg nesh Gripi i derrave, të gjitha këshillat për ta mbajtur larg nesh Çfarë masash duhet të marrim nëse gripi përhapet më tepër? Çfarë të bëjmë nëse mendojmë së kemi simptomat e gripit?
- Plagosi me thikë një 17-vjeçar, arrestohet nga policia Tiranë, 23 korrik NOA - Oficerët e zyrës së hetimit të vrasjeve në Policinë e Tiranës, kanë çuar në qeli një 20-vjeçar të akuzuar për "plagosje të rëndë me dashje".
- Policia e Durrësit kap dy të rinj me një sasi parash të falsifikuara Durrës, 23 korrik NOA - Dy 19-vjeçarë janë kapur nga policia e Durrësit pasi posedonin një sasi kartëmonedhash shqiptare të falsifikuara. Sipas policisë dje u arrestua Edrit Caka 19-vjeç lindur në Berat dhe banues në lagjen nr.
- Gripi i derrave, Godo inspekton portin e Durrësit dhe Rinasin Durrës, 23 korrik NOA - Ministrja e Shëndetësisë, Anila Godo, në kuadrin e inspektimit të pikave kufitare për masat e marra për virusin AH1N1, vizitoi sot portin e Durrsit dhe aeroportin "Nënë Tereza" në Tiranë.
- Rama: Berisha grabiti mandatin tonë në Berat, PS do t'i kundërvihet këtij pushteti Tiranë, 23 korrik NOA - Kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama ka dolë sot në mesditë në një konferencë për shtyp ku reagoi për vendimin e Kolegjit Zgjedhor për kutitë e Beratit, që sipas tij ishte një vendin skandaloz.
- Berisha për sistemin e vaditjes: Ju projektet, qeveria paratë Tiranë, 23 korrik NOA - Kryeministrit, Sali Berisha drejtoi sot mbledhjen e Grupit të Punës për Vaditjen, ku u diskutuan hapat e mëtejshëm dhe mënyrat më efiçente në hartimin e projekteve për të vendosur sistemin më të mirë dhe më bashkëkohor të vaditjes në vend.
- Ja 10 hotelet më të çmendura të botës Materialet e reja dhe teknologjia u ofrojnë arkitektëve mundësi më të mëdha të krijimit të ideve të tyre. Hotelet gjithmonë ishin projekt interesant, sidomos sot kur kufijtë pothuajse nuk ekzistojnë, e 10 në vijim sipas disa anketave dhe statistikave janë më të çmendurit.
- Pranga adoleshentit, vidhte pushuesit kosovarë Kavajë, 23 korrik NOA - Një 18-vjeçar është arrestuar nga policia pasi u vidhte sendet personale, turistëve kosovarë. Efektivat e komisariatit të policisë së Kavajës, arrestuan dje 18-vjeçarin A.
- Berisha për A/H1N1: Gripi i derrave erdhi por nuk ka vend për dramatizim Tiranë, 23 korrik NOA - Kryeministri Sali Berisha ka dalë sot në mesditë në një konferencë për shtyp ku ka konfirmuar edhe njëherë mbërritjen në vend të virusit H1N1, duke shtuar se janë marrë të gjitha masat nga qeveria për përballimin e kësaj sëmundjeje.
- Autostrada Durrës-Kukës, rriten shkëmbimet tregtare Shqipëri - Kosovë Prishtinë, 23 korrik, NOA - Pas funksionalizimit të autostradës Durrës-Kukës-Morinë, është rritur numri i qarkullimit të udhëtarëve dhe mallrave të ndryshme që hyjnë nga Shqipëria në Kosovë dhe anasjelltas.
- Rezart Taçi arrin marrëveshjen me ekipin e Bolonjës, ble 80 % të aksioneve Tiranë, 23 korrik, NOA - Sipërmarrësi i njohur, Rezart Taçi, ka mundur të konkludojë sot me palën italiane marrëveshjen për blerjen e një pjese të konsiderueshme të aksioneve të ekipit të futbollit të Bolonjës.
- Presidenti Topi pret përfaqësuesen Uestin në largim: Faleminderit FMN! Tiranë, 23 korrik, NOA - Presidenti Topi priti sot në një takim përfaqësuesen e Fondit Monetar Ndërkombëtar për Shqipërinë, An-Margret Uestin, e cila largohet nga vendi ynë me përfundimin e misionit të FMN-së në vendin tonë.
- Gripi i derrave, ministrja e Shëndetësisë Anila Godo inspekton Infektivin e Durrësit Tiranë, 23 korrik, NOA - Alarmi i krijuar për shtimin e tre rasteve të reja me gripin e derrit në vendin tonë, ka bërë që ministrja e Shëndetësisë Anila Godo të ndërmarrë një inspektim në Spitalin Infektiv të Durrësit për të parë nga afër përgatitjen e stafit shëndetësor dhe masat konkrete në kuadrin
- Kombet e Bashkuara: Duhen të paktën 10 miliardë dollarë për masat mbi klimën Uashington, 23 korrik, NOA - Kryenegociatori i Kombeve të Bashkuara për çështjet e ndryshimit të klimës, Yvo de Boer, thotë se vendeve të pasura do t'u duhet të mobilizojnë të paktën 10 miliard dollarë për t'u ardhur në ndihmë vendeve në zhvillim në hartimin e planeve kombëtare për kufizimin e emëtimit
- Olli Rehn nis turin në Ballkan, edhe ai bën si Solana, nuk vjen në Shqipëri Tiranë, 23 korrik, NOA - Komisioneri Evropian për Zgjerimin, Olli Rehn, nis sot turin e tij në rajonin e Ballkanit Perëndimor, ku edhe ka caktuar një radhë vizitash me përfaqësues të lartë të vendeve të tij.
- Çfarë biseduan Gruevski dhe Cvetkoviçi në Beograd, pa praninë e shqiptarëve Beograd, 23 korrik, NOA - Vizita e kryeministrit maqedonas, Nikolla Gruevski në Beograd, lë shumë pikëpyetje se cila ka qenë axhenda e kësaj vizite dhe çfarë kanë biseduar mes krerëve të Shkupit dhe Beogradit, ku nuk kishte asnjë përfaqësues shqiptar.
- Zv/kryeministri: EULEX më siguroi se s'po bën bisedime me Beogradin Prishtinë, 23 korrik, NOA - Zv/kryeministri i Kosovës, Hajredin Kuçi tha se e ka ftuar në një takim të veçantë shefin e EULEX, Iv de Kermabo lidhur me disa shkrime të publikuara në gazetat e përditshme vendore për diskutimet që po zhvillon EULEX-i me Serbinë mbi protokollet e Policisë, Drejtësisë
- Ishte dënuar për veprën e plagosjes me dashje, policia arreston 48-vjeçarin Korçë, 23 korrik, NOA - Forcat e policisë së Korçës kanë bërë të mundur kapjen dhe ndalimin e 48-vjeçarit Ferman Begollari, pasi ishte shpallur në kërkim prej saj për konsumimin e veprës penale të plagosjes.
- Neglizhenca, arrestohet 1 mjek dhe 2 infermierë për vdekjen e 5-vjeçarit Korçë, 23 korrik, NOA - Nuk i dhanë ndihmë mjekësore fëmijës 5-vjeçar që po vdiste nga pickimi i gjarprit, arrestohen nga policia. Bëhet fjalë për 1 mjek dhe 2 infermierë të Spitalit të Korçës, të cilët janë vënë nën pranga të akuzuar si neglizhues ndaj ndihmës së parë të një pacienti.
- Operacioni, policia asgjëson 1560 bimë narkotike kanabis sativa Shkodër, 23 korrik, NOA - Në kuadrin e një operacioni për identifikimin dhe asgjësimin e bimëve narkotikëve në orët e para të mëngjesit, policia e Shkodrës ka mundur të asgjësojë gjithsej 1560 rrënjë bime narkotike kanabis sativa në fshatin Mazrek të Shkodrës.
- Krimi në familje, vëllai vret të vëllanë me thikë për motive të dobëta Sarandë, 23 korrik, NOA - Një akt i rëndë i është shtuar ditën e sotme listës së krimeve në familje. Vëllai ka vrarë me thikë vëllanë e tij gjatë një zënke e sipër në familje, duke tronditur këtë mëngjes qytetin jugor të Sarandës.
- Helmimi nga ushqimi, vdesin nënë e bijë, po pritet autopsia Gramsh, 23 korrik, NOA - Një ngjarje e rëndë ka tronditur mëngjesin e sotëm qytetin e vogël të Gramshit, kur është përhapur lajmi se një grua, së bashku me vajzën e saj.
- Serbë të paskrupullt, shpërndajnë lista absurde për 157 shqiptarë të kërkuar Prishtinë, 23 Korrik 02:03:30 NOA - Në mënyrë të paskrupullt, autoritetet e Beogradit kanë arritur të shpërndajnë në të gjithë botën një listë absurde me 157 emra shqiptarësh të cilët i cilëosn si të kërkuar dhe orienton Interpolin të kryejë në çdo kohë arrestimin e tyre.

