Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Gripi i derrave, ministrja e Shëndetësisë Anila Godo inspekton Infektivin e Durrësit
English

Gripi i derrave, ministrja e Shëndetësisë Anila Godo inspekton Infektivin e Durrësit

Tiranë, 23 korrik, NOA - Alarmi i krijuar për shtimin e tre rasteve të reja me gripin e derrit në vendin tonë, ka bërë që ministrja e Shëndetësisë Anila Godo të ndërmarrë një inspektim në Spitalin Infektiv të Durrësit për të parë nga afër përgatitjen e stafit shëndetësor dhe masat konkrete në kuadrin e mbrojtjes nga virusi H1N1.

Gjatë këtij inspektimi, ajo ka deklaruar se realisht doganat gjenden në nivelin më të lartë të sigurisë për t'i paraprirë fluksit të ri të prekjes nga sëmundja, i cili sipas saj është i pashmangshëm për vetë situatën në të cilën ndodhet bota.

"Vendi ynë realisht është më i paprekuri nga H1N1. Por nuk përjashtohet mundësia për prekje të reja", mësohet të jetë shprehur Godo.

Më pas, ajo ka thënë se janë marrë të gjitha masat edhe për medikamentet dhe se nuk ka vend për panik.

n.e/NOA

KOMENTE